AlbanianSport.com 13.01.2015 12:25
ASNN – Ditmar Bicaj është shumë pranë rikthimit në Kategorinp Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Pas një eksperience me ekipin Traktor Sazi të Iranit, mbrojtësi pritet të firmosë për Tiranën, ekip për cilin ka luajtur më parë në sezonin 2009-2010. Por iranianët po bëhen pengesë e firmosjes së kontratës së tij me klubin e kryeqytetit.
“Kam patur kontakt me drejtuesit e Tiranës, por pa mbyllur këtë çështje nuk mund të firmos”, – ka zbuluar futbollisti për TV Klan. Ditmar Bici thotë se ndihej mirë me ekipin iranian, derisa nisën problemet financare. Klubi nuk i ka shlyer detyrimet dhe madje u përpoq që të mos e lejonte të kthehej në Shqipëri. Për këtë i mbajti pasaportën për 20 ditë dhe dokumenti iu dha vetëm pas ndërhyrjes së autoriteteve shqiptare.
Këtë çështje, ai thotë se do ta ndjekë në mekanizmat e FIFA-s. “Më 11 dhjetor mbaroi kampionati dhe unë kërkova pasaportën për t’u kthyer në Shqipëri, – ka rrëfyer shtatlarti. – Klubi nuk më kishte paguar atë që më detyrohej dhe zgjidhja e vetme ishte me marrëveshje që nuk arrit dhe kjo do të shkojë në FIFA. Presioni i klubit ishte që të më mbanin pasaportën.”
“Gjithçka u zgjidh vetëm me ndërhyrjen e Ministrisë së Jashtme”, – ka përfunduar ish-futbollisti i Skënderbeut. Ditmar Bici ka luajtur me disa ekipe të Kategorisë Superiore, duke u shpallur 4 herë “kampion” i Shqipërisë me Skënderbeun. Para largimit për në kampionatin iranian të futbollit, ai u aktivizua me Kukësin në turet eliminatoret të Ligës së Evropës.