Disiplina me “shpatë”, pezullime & “aforfe” nëpër kategoritë inferiore

Share Button

Cekicigjykates-me-kandar-e-bukur

AlbanianSport.com 12.03.2015 13:25

ASNN – Ja vendimet e marra në mbledhjen e radhës së Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, të mbajtur dje:

 

1)         Lojtari i KF Teuta”, Bekim Kuli, për goditje me bërryl ndaj lojtarit kundërshtar dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 48/1.e të KDS-së

2)         KF Flamurtari, KF Mamurrasi dhe KF Besëlidhja paralajmërohen se në rast përsëritjeje të sjelljes së gabuar të tifozerisë së tyre do të jenë subjekt i ndëshkimeve që përmban Kodi i Disiplinës Sportive, bazuar në nenin 13 të KDS-së.

3)         Lojtari i KF Kastrioti, Andrelis Pashaj, për goditje me kokë të lojtarit kundërshtar dënohet 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.e të KDS-së.

4)         Lojtari i KF Tërbuni, Bruno Kepi, për goditje me bërryl të lojtarit kundërshtar dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.e të KDS-së.

5)         Zyrtari i KF Tërbuni, Donald Murseli, për protesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të gjyqtarit , dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 56/1.a të KDS-së.

6)         Zyrtari i KF Naftëtari, Mirjan Dervishi, për protesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të gjyqtarit, denohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 56/1.a të KDS-së.

7)         Lojtari i KF Shkumbini, Emiljan Lundraxhiu, për provokim të publikut dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 53 të KDS-së.

8)         Zyrtari i KF Shkumbini, Astrit Isaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe duke qenë përsëritës në veprimet e tij dënohet me pezullim deri në fund të sezonit futbollistik 2014-2015, bazuar në nenin 49/2.a të KDS-së.

9)         Shqyrtimi i problematikës së ndeshjes midis Korabi–Luzi 2008 shtyhet për në mbledhjen e ardhshme të KDS-së, pasi do të merret informacion nga zyrtaret e ndeshjes.

10)      Lojtari i KF Egnatia, Hekuran Koreshi, për ofendim ndaj bankinës dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 53 të KDS-së.

11)      Zyrtari i KF Gramozi, Skënder Rustemi, për protesta me fjalë ofenduese dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 56/1.a të KDS-së.

12)      Lojtari i KF Himara, Julian Prifti, për goditje me bërryl ndaj lojtarit kundërshtar, sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të takimit dhe ofendim të publikut, dënohet me pezullim deri në fund të aktivitetit , bazuar në nenet 48/1.e, 49/1.a dhe 53 të KDS-së.

13)      Lojtari i KF Memaliaj, Evis Gashi, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar dhe sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenet 48/1.e dhe 49/1.a të KDS-së.

14)      KF Sopoti B, për mosparaqitje në ndeshje me KF Rubiku, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, bazuar në nenin 55 të KDS-së.

15)      KF Gramshi B, për mosparaqitje të vazhdueshme në aktivitetet e Kategorisë së Tretë, përjashtohet nga aktiviteti futbollistik, bazuar në nenin 55/2 të KDS-së.

16)      Ekipi i Juban Danja femra, për braktisje të fushës së lojës në ndeshje me ekipin Vllaznia femra, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbritën 3 pikë nga klasifikimi, bazuar në nenin 55/1 të KDS-së.

17)      Lojtarja e FC Dajti, Esma Hysa, dhe lojtarja e FK Kukësi, Delvina Durmishi, për sjellje jo sportive ndaj njëra-tjetrës, dënohen me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.d të KDS-së.

18)      Lojtari i KF Olimpiku U-19, Mateo Gjalpi, për goditje me bërryl ndaj lojtarit kundërshtar, sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të takimit dhe ofendim të publikut, dënohet me 10 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenet 48/1.e, 49/1.a dhe 53 të KDS-së.

19)      Lojtarët e “AF Dinamo” U-17, Eusebio Ibrahimi, Euxhenio Cami dhe Mario Gjona, për goditje dhe për shtyrje ndaj lojtarëve kundërshtare, dënohet secili me 6 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.f të KDS-së.

20)      Lojtarët e KS Vlora U-17, Areliando Sinaj, Ledio Damaj dhe Isuf Arapaj, për goditje dhe për shtyrje ndaj lojtarëve kundërshtarë, dënohet secili me 6 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.f të KDS-së.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh