AlbanianSport.com 27.02.2015 10:05
ASNN – Komisioni i Disiplinës, në mbledhjen e tij të djeshme, jo vetëm që ka gjobitur Skënderbeun dhe Kukësin për sjellje jo të mirë të tifozëve, por është marrë gjerësisht dhe me kategorinë e parë, të dytë, të rinjtë e para të rinjtë, por dhe femrat.
Ajo që bie në sy është fakti se Korabit i është kthyer buzëqeshja, pasi e ka marrë fitoren në “tavolinë” me Sukthin, për shkak të aktivizimit të një lojtari që nuk duhet të kishte luajtur.
Por ky fenomen ka ndodhur dhe me Olimpikun, i cili e ka humbur ndeshjen me Shënkollin në “tavolinë”. Dhe të dyja humbëset e “tavolinave” kanë edhe një minus tri pikëshi në renditje.
Gjithsesi Korabi dhe Shënkolli i morën fitoret e tyre në “tavolinë”, por ndërkohë dënimin më të rëndë e ka marrë Ndoci e Tirana AS, e cila është dënuar një vit.
Vendimet e djeshme të Komisionit të Disiplinës
- KF Skënderbeu për sjellje të gabuar të tifozërisë së saj dënohet me gjobë me vlerë 50.000 lekë të rinj bazuar në nenet 65/1 dhe 66/1 të KDS-së.
- KF Kukësi për sjellje të gabuar të tifozërisë së saj dënohet me gjobë me vlerë 50.000 lekë të rinj bazuar në nenin 66/2 të KDS-së. (pesedhjetemije) leke, bazuar ne nenin 66/2 te KDS.
- Zëvendëstrajneri i KF Burreli, Besnik Beqiraj, për protesta ndaj vendimit të arbitrit dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 56/1.a të KDS-së
- KF Burreli, për sjellje të gabuar të tifozërisë së saj dhe hedhjen e sendeve në fushën e lojës duke shkaktuar ndërprerje të perkohëshme të ndeshjes, dënohet me 1 ndeshje pa spektator, bazuar në nenin 66/3.a të KDS-së
- Lojtari i KF Iliria, Alfred Allamani, dhe lojtari i KF Kamza, Taulant Papleka, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit dënohen secili me nga 1 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48.1/d të KDS-së
- Trajneri Ardian Abazi dhe zyrtari Kopi Gusho të KF Pogradeci, për protesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të gjyqtarit, dënohen secili me nga 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 56/1.a të KDS-së
- Lojtari i KF Bylis, Brunild Pepa, për protesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të gjyqtarit, dënohet me nga 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 56/1.a të KDS-së
- Lojtari i KF Skrapari, Klement Tusha, për protesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të gjyqtarit dënohet me nga 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 56/1.a të KDS-së.
- Lojtari i KF Domosdova”, Alfred Polisi, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.e të KDS-së.
- Lojtari i KF Erzeni, Ervis Kllari, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar denohet me 1 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.d të KDS-së
- Lojtari i KF Sukthi, Myslim Ramilli, për protesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të gjyqtarit, dënohet me nga 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 56/1.a të KDS-së
- KF Sukthi, për aktivizimin e lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante, e humbet ndeshjen në tavolinë me KS Korabi me rezultatin 3-0 dhe i zbritën 3 pikë nga klasifikimi, bazuar në nenin 54/1 të KDS-së
- KF Olimpiku, për aktivizimin e lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante, e humbet ndeshjen në tavolinë me KF Shënkolli me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi, bazuar në nenin 54/1 të KDS-së.
- Lojtari i KF Gramozi, Qemal Rumi, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, dënohet me 1 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.d të KDS-së.
- Lojtari i KF Këlcyra, Labion Malaj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit dhe ofendim të publikut, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenet 48/1.d dhe 53 të KDS-së.
- Lojtari i KF Tirana U-17, Elvi Berisha, dhe lojtari i KF Pogradeci U-17, Anesti Tota, për goditje ndaj njëri-tjetrit, dënohen secili me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.e të KDS-së.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit Marko Cema dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit bazuar në nenin 33 të KDS-së.
- Lojtari i KF Olimpiku U-19, Luis Meçka, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.e të KDS-së.
- KF Besa U-19 dhe KF Vllaznimi U-19 për mos paraqitje në ndeshje me KF Vllaznia dhe KF Skënderbeu” U-19, humbasin ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, bazuar në nenin 55 të KDS-së.
- Korigjimin e vendimit të KDS-së me datë 01.10.2014, pika 17, dhe kthimin e 3 pikëve në klasifikim të FC Termi dhe KS Kastrioti U-17.
- Lojtari i KF Pogradeci”, Mateo Baci, për ofendim dhe fyerje të gjyqtarit të ndeshjes dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49/1.a të KDS-së.
- Lojtarja e Tirana AS futbolli të femrave, Angjelina Ndoci, për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 12 muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49/1.b të KDS-së.