AlbanianSport.com 30.10.2014 16:05
ASNN – Lojtari i Nën-17-vjeçarëve të Olimpikut, Markovanbasten Cema, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me 12 muaj pezullim nga aktiviteti, ndërsa skuadra e tij e humbet në tavolinë me rezultatin 0-3 ndeshjen me Nën-17-vjeçarët e Partizanit.
Ja vendimet e djeshme të Komisionit të Disiplinës në FSHF:
- Lojtari i KF Naftëtari, Lisjan Hadaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me katër ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 48/1.a të KDS-së.
- Lojtari i KF Butrinti, Erjon Mustafai, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar dënohet me dy javë pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 48/1.a të KDS-së.
- Lojtari i KF Domosdova, Ardit Facja, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar dënohet me tre ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 48/1.d të KDS-së.
- Lojtari i KF Memaliaj, Qamil Skënderaj, për lojë të rëndë ndaj lojtarit kundërshtar dënohet me dy javë pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 48/1.b të KDS-së
- Lojtarët e KF Memaliaj, Mariglen Sakaj dhe Eklan Jaupi, si dhe lojtaret e KF Orikumi, Ledio Blushja dhe Kuleman Havaraj, për dhunë ndaj lojtarëve kundërshtar dënohen secili me nga pesë javë pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 48/1.e të KDS-së.
- Lojtari i KF Orikumi, Aleksander Dhoraj, për ushtrim dhune ndaj lojtarit kundërshtar, si dhe sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dënohet me 9 javë pezullim nga aktiviteti në bashkim të neneve 48/1.e dhe 49/1.a të KDS-së
- KF Vllaznimi U-19, për mosparaqitje në ndeshjen me KF Vlora U-19, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3-0 bazuar në nenin 55/1 të KDS-së.
- Trajneri i KF Tomori U-17, Sentiljan Lule, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me 8 javë pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 49/2.a të KDS-së
- KF Skrapari, për refuzim të zhvillimit të ndeshjes, humb ndeshjen në tavolinë 3-0 me KF Sukthin bazuar në nenin 55/1 të KDS-së.
- Lojtari i KF Olimpiku U-17, Markovanbasten Cema, për dhune ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me 12 muaj pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 49/1.b të KDS-së
- KF Olimpiku U-17 humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 me KF Partizanin U-17 bazuar ne nenet 31 dhe 65/4 të KDS-së