Disiplina e Maratonës, nga Filipidis “maratonomaku”, tek dominimi kenian

Share Button

AlbanianSport.com 13/01/2019 15:00

ASNN – Maratona, një garë sfilitëse që ngjall mesazhin e fitores, sot e dominuar nga sportistët afrikanë. Maratona është një garë e zakonshme e veprimtarive atletike sidomos në Lojërat Olimpike, praktikisht disiplina më e gjatë e vrapimit, standardizuar vetëm vitet e fundit dhe përkon me një gjatësi prej 42.2 km (më saktë, 42 km e 195 metër). Maratona zakonisht zhvillohet si një garë rrugore. Veprimtaria u krijua në përkujtim të garës epike të ushtarit grek Filipidis, një lajmëtar nga beteja e Maratonës në Athinë mes grekërve e persëve, i cili vrapoi mbi 40 km për të sjellë lajmin e madh të fitores.

Kuptohet, shumë gjëra greke i përkasin mitologjisë dhe vihet në diskutim nëse kanë ndodhur ndonjëherë, por kjo ngjarje e lashtësisë, është shndërruar sot në një veprimtari atletike që merr pjesëmarrje më të madhe se çdo garë tjetër vrapimi. Maratonat në ditët e sotme janë bërë aq masive sa në një veprimtari të tillë në SHBA në vitin 2014, kishte 550 mijë pjesëmarrës. Rrallë ndodh në një maratonë që ta përfundojnë garën të gjithë ata që e nisin. Sepse kjo garë kërkon forcë, qëndrueshmëri, vullnet, gërshetim të shpejtësisë dhe vrapit të lehtë etj.Maratona ishte një nga aktivitetet origjinale olimpike moderne më 1896, megjithëse distanca nuk u standardizua deri në vitin 1921.

Më shumë se 800 maratona mbahen në mbarë botën çdo vit, me shumicën dërrmuese të konkurrentëve që janë atletë rekreativë, pasi maratona më të mëdha mund të kenë dhjetëra e mijëra pjesëmarrës. Kjo nuk është thjesht një garë atletike, pasi në kohërat moderne maratonat pushtojnë shpesh mjaft qytete të mëdha. Kur Olimpiada moderne filloi në 1896, ideatorët dhe organizatorët po kërkonin një ngjarje të madhe popullore, duke kujtuar lavdinë e Greqisë së lashtë. Ideja e një gare maratone erdhi nga Mishell Bril, i cili donte që kjo disiplinë të shfaqej në Lojërat e para Olimpike moderne më 1896 në Athinë.

Kjo ide u mbështet fuqimisht nga Pjer dë Kubertën, themeluesi i Olimpiadës moderne, si dhe nga vetë grekët organizatorë. Grekët organizuan një garë përzgjedhëse për maratonën olimpike më 22 mars 1896 dhe u që fitoi nga Harilaos Vasilakos, i cili e mbylli garën me kohën 3 orë dhe 18 minuta. Fituesi i maratonës së parë olimpike, më 10 prill 1896 (një garë vetëm për meshkuj) ishte arvaniti Spiridon Luisi, i cili e realizoi maratonën për 2 orë 58 minuta dhe 50 sekonda. E habitshme, por e vërtetë. Maratona e Olimpiadës Verore Athinë-2004 u zhvillua në rrugën tradicionale nga Maratona deri në Athinë.

Duke mbaruar në stadiumin e Panathinaikosit, vendi ku u mbajtën lojërat e para olimpike të vitit 1896. E gjitha kjo, për të përkujtuar si duhet lashtësinë dhe lojërat e para olimpike. Kjo maratonë e meshkujve e olimpiadës 2004 u fitua nga italiani Stefano Baldini në 2 orë 10 minuta dhe 55 sekonda, një kohë rekord për këtë rrugë. Por ky rekord do të thyhej në një garë të zakonshme në vitin 2014 nga Feliks Kandie i cili e bëri rrugën nga fshati Maratonë e në zemër të Athinës për 2 orë, 10 minuta dhe 37 sekonda. Kurse maratona për femra u prezantua për herë të parë në Olimpiadën Verore të 1984-ës në Los Anxheles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo u fitua nga amerikania Xhoan Benua me kohën 2 orë, 24 minuta dhe 52 sekonda. Të dhënat botërore, pra rezultatet, nuk u njohën zyrtarisht nga IAAF deri më 1 janar 2004; më parë, kohët më të mira në maratonë u referoheshin si “më të mirat në botë”. Rezultatet e tanishme duhet të jenë në përputhje me standardet e IAAF për një rekord të njohur. Sidoqoftë, rrugët ku zhvillohen maratonat ende ndryshojnë shumë në lartësinë mbidetare, drejtim gjeografik dhe sipërfaqe, duke e bërë të pamundur krahasimet e sakta. Në mënyrë të përgjithshme, kohët më të shpejta janë vendosur mbi rrugë relativisht të sheshta pranë nivelit të detit, gjatë kushteve të mira të motit, etj.

Koha rekord botëror për meshkujt është 2 orë, 1 minutë dhe 39 sekonda, e vendosur në maratonën e Berlinit nga Eliud Kipçoge nga Kenia më 16 shtator 2018, një përmirësim prej 1 minutë e 18 sekondash kundrejt rekordin e mëparshëm të vendosur gjithashtu në maratonën e Berlinit nga Denis Kipruto Kimeto, gjithashtu i Kenias, më 28 shtator 2014.  Rekordi botëror për femra u vendos nga Pola Redklif e Britanisë së Madhe në Maratonën e Londrës, më 13 prill 2003, me kohën 2 orë 15 minuta dhe 25 sekonda. Së fundmi, theksojmë se maratona e meshkujve është disiplina e fundit e Lojërave Olimpike Verore, një garë që shënon edhe fundin e lojërave.

Kështu ka ndodhur të paktën në 3 olimpiadat e fundit. Një kuriozitet jo i vogël lidhet me një grup etnik në Kenia, në Luginën e Riftit, e cila ka nxjerrë numrin më të madh të kampionëve botërorë të maratonës. Kjo garë do të vijojë të zhvillohet sa kohë do të luhen Lojërat Olimpike. Do të jetë një sukses i madh thyerja e rekordit dhe rënia e kohës së vrapimit në më pak se 2 orë, diçka që do të shënonte madhështinë e atletikës dhe shpirtit e forcës njerëzore.

 

Rekordi botëror – Meshkuj

Eliud Kipçoge (Kenia) 2:01:39 (vendosur në vitin 2018)

 

Rekordi olimpik – Meshkuj

Samuel Uanjiru (Kenia) 2:06:32 (vendosur në vitin 2008 në Pekin)

 

Rekordi botëror – Femra

Pola Redklif (Britania e Madhe) 2:15:25 (vendosur në vitin 2003)

 

Rekordi olimpik – Femra

Tiki Gelana  (Etiopia) 2:23:07 (vendosur në vitin 2012 në Londër)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh