Diplomacia koreane & sportet olimpike, mes afrimeve & largimieve

Share Button

AlbanianSport.com 07/02/2019 13:25

ASNN – Megjithë përpjekjet, dy Koretë vazhdojnë të përfaqësohen veçmas. “Pa zgjidhur problemin e arsenalit atomik në Korenë e Veriut, nuk mund të ketë diplomaci koreane të përbashkët në sportet olimpike.” Kështu është shprehur analisti Go Mjong-hjun rreth diplomacisë sportive në gadishullin e ndarë të Koresë. Kur lojtarët e hokeit në akull të Koresë Veriut dhe asaj të Jugut garuan së bashku në Lojërat Olimpike në Pjeongçeng, u pa si një simbol i progresit të shpejtë diplomatik.

Por me Pjong-jengun që i nënshtrohet sanksioneve të shumta ndërkombëtare mbi programet e tij bërthamore dhe balistike, sportet janë një nga sferat e pakta ku bashkëpunimi i vërtetë është i mundur midis dy vendeve. Megjithatë, analistët thonë se diplomacia sportive në gadishullin e ndarë nuk do të shkojë askund pa përparime të prekshme në çështjet themelore që rrethojnë arsenalin atomik të Veriut. Organizatorët e Lojërave e shpallën ngjarjen e vitit 2018 në Pjeongçang, një “Olimpiadë Paqe”.

Ndërsa dy Koretë krijuan një skuadër të përbashkët, e para e unifikuar e Olimpiadës. 12 muajt e fundit edhe sporte të tjera kanë ndjekur gjurmët e tyre, edhe pse rezultatet kanë qenë të përziera. Ekipi i hendbollit të meshkujve i humbi të gjitha ndeshjet, ndërsa skuadra e pingpongut të femrave arriti deri në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të këtij sporti. Sidoqoftë, çdo ekip i ri i unifikuar ka zhvilluar më pak ndeshje duke treguar mosinteresim publik.

“Diplomacia sportive, nuk do të jetë e qëndrueshme nëse nuk zgjerohet edhe në shkëmbime të tjera,” – ka thënë Go Mjong-hjun, analist në Institutin e Studimeve të Politikave “Asan”. Prania e Koresë së Veriut në Lojëra ishte një moment transformues në gadishull, ku Pjong-jengu dhe Seuli, u bënë aleatë. Megjithatë ata mbeten teknikisht në luftë, pasi paqja është vendosur vetëm me anë të një armëpushimi, sesa një traktat paqeje.

Dhe në 2017-ën, u pa se si shpërthyen tensionet kur Veriu shpërtheu pajisjen bërthamore më të fuqishme ndonjëherë dhe nisi raketa në të gjithë kontinentin e SHBA. Në ceremoninë e hapjes të Olimpiadës Dimërore, presidenti koreanojugor Mun u ul në ul në zonën VIP me Zëvendëspresidentin amerikan, Majk Pens, dhe motrën e kreut të Koresë së Veriut, Kim Jo Xhong. Ndërsa Pjong-jengu dhe Seuli kanë njoftuar planet për një kandidaturë të përbashkët për të organizuar Lojërat Verore të vitit 2032.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh