Dinamo / Vjen si “bombë” heqja e 3-pikëshit, por blutë nuk dorëzohen

Share Button

Dinamo-pankina-garrumull

Gjergj Vyshka 24.02.2015 07:55

Për blutë java ka nisur me goditje psikologjike pas vendimit të dënimit nga FIFA. Trajneri Mehmeti: “Nëse marrim pikët maksimale në ndeshjet tona jemi në garë për Superioren”. Për Dinamo ka rënë si “bombë” vendimi i fundit i Federatës Botërore të Futbollit në lidhje me mospagesat e mbrojtësit serb Marko Putinçanin, të konvertuar në heqjen e tre pikëve nga renditja. Dhe kjo ka qenë një goditje psikologjike, ndërsa blutë ndodhen përpara një tjetër ndeshjeje të rëndësishme me një rival direkt në luftën për në Kategorinë Superiore siç është Bylis.

Megjithatë jo vetëm për shkak të lojtarëve të përvojës, por dhe për atë që ka në organikë Dinamo, blutë e Mehmeti nuk kërkojnë të dorëzohen. “Sigurisht që nuk është një gjë e mirë heqja e tre pikëve nga renditja, në një kohë që jemi në luftë për në Kategorinë Superiore”, – ka thënë fillimisht trajneri i bluve kryeqytetas. – Nuk është njësoj si të ishte dy pikë nga vendi i parë e si të jesh 5 pikë nga kryesuesja. Megjithatë duke pasur lojtarët e përvojës në skuadër, apo dhe organikën me futbollistë të tjerë, mendoj që Dinamo nuk ka pse të dorëzohet.”

“Nuk do të heqim për asnjë çast dorë nga objektivi i saj për t’u ngjitur në Superiore, – ka vijuar Mehmeti. – Madje nëse marrim pikët maksimale në dy ndeshjet që kemi në shtëpi deri në fund të fazës së dytë, me Bylisin dhe Pogradecin, mendoj se jemi në valle për t’u ngjitur.” Në fakt Dinamo është tashmë 5 pikë larg kreut, ashtu sikurse është dhe 6 pikë nga vendi i fundit. “Unë nuk mendoj se rrezikojmë kështu, përkundrazi jemi ende në lojë për t’u ngjitur në Superiore, – ka pohuar ai. – Ndeshja me Bylisin është e vështirë, sepse është një kundërshtar i fortë, që edhe moralisht është më mirë se sa ne.”

“Vjen pas tre fitoreve radhazi. Megjithatë unë mendoj se do ta kalojmë me sukses. Do të punojmë gjatë gjithë javës për rritjen e aspektit psikologjik të skuadrës. Shpresoj që drejtuesit të bëjnë hapat e duhura për të mos penalizime të tjera, sepse më pas nuk kemi çfarë të kërkojmë dhe të marrim më. Gjithsesi deri të shtunën për ta përgatitur mirë këtë ndeshje ka kohë”, – ka përfunduar trajneri Dritan Mehmeti, ndërkohë që, për ndeshjen e radhës me ballshiotët, për fatin e mirë të saj, Dinamo nuk ka mungesa prej kartonëve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh