Gjergj Vyshka 22.01.2015 15:25
Mesfushori Capa ka shënuar në fillimin e ndeshjes e deri në fund blutë e Dinamoskanë qëndruar në ankth, por kanë fituar 1-0 ndaj Butrintit. Sarandjotët kanë pretenduar për 11-metërsh në pjesën e dytë, ndërsa e cilësojnë rast të dyshimtë. Në minutën e 5-të, pasi ka shpërthyer nga e majta e sulmit dinamovit, Imami ka krosuar për në zonën e rreptësisë dinamovite, Arifaj e ka pasuar topin për Capën, i cili pasi ka ecur paralelisht me portën sarandjote ka gjuajtur dhe ka shënuar në të djathtë të Haxhos.
“E rëndësishme është se ne fituam dhe skuadra po tregon vazhdimësi në rezultatet e saj, – ka deklaruar trajneri i Dinamos, Faruk Sejdini. – Lojtarët i zbatuan ato gjëra që ne kërkuam në prag të fillimit të kësaj ndeshje, të paktën për kundërsulmin. Sigurisht që ka shumë për të rregulluar dhe do të mundohemi sa të kemi mundësi të përmirësohemi. Normalisht një skuadër futbolli duhet të ketë dy sulmues race, apo goli. Për problemet tona u mundua ta zgjidhnim sot ndryshe.”
“Sa për ndërprerjen e kampionatit, këtë e them dhe nga eksperienca, nuk e ndihmon ekipin, sepse ul ritmin e punës dhe si të thuash lojtarët bien në gjumë, – ka vijuar i mbiquajturi “Xhaxhi”. – E rëndësishme është që të fitojmë dhe të shkëputemi nga ideja e rënies nga kategoria. Më pas duke parë e duke bërë.”