Gjergj Vyshka 18.10.2014 13:45
Lojtarët ankohen për orarin e papërshtatshëm të stërvitjen, drejt një tjetër alternative. Dinamo ashtu si dhe ditët e tjera dje e ka nisur stërvitjen në ora 09:30. Mirëpo kjo nuk duket se është e përshtatshme për blutë, të cilët janë ankuar tek administratori i bluve, Ismet Saliaj.
Pikërisht për dëmtimet, apo dhe orarin e papërshtatshëm të stërvitjes, të paktën dhe sipas administratorit të bluve, Capa dhe Arifaj janë takuar dhe kanë folur me Saliajn. “Sigurisht që edhe ne jemi të pakënaqur me këtë orar që nuk është i përshtatshëm jo për një ekip profesionist, por as për një skuadër fëmijësh”, – ka deklaruar ai.
“Do të flas sot me trajnerin ndoshta për të gjetur një alternativë tjetër e për të shkuar e për t’u stërvitur në një mjedis me një orar më të përshtatshëm, – ka vijuar ai. – S’është normale, por besojmë se do ta gjejmë një zgjidhje në të mirë të Dinamos”. Dhe kështu Dinamo e Bylisi ndeshjen e tyre do ta luajnë të dielën, ndërsa blutë kanë ankesa për orarin e papërshtatshëm të stërvitjes në pikë të mëngjesit.