Gjergj Vyshka 19.12.2014 22:55
Mendohet edhe ndërrimi i ditës së ndeshjes, por bluve sikur u pëlqen më shumë e shtuna. Drejtuesit u kanë bërë thirrje tifozëve që të jenë sa më të shumtë në Stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet.
Blutë edhe duke qenë se nuk kanë kohën e duhur në dispozicion për të përgatitur kryesfidën e kësaj jave e kanë menduar dhe ndërrimin e alternativës deri në kalimin e ndeshjes ditën e hënë.
“Do ta diskutojmë dhe një herë sot dhe më pas do të vendosim, – ka deklaruar administratori i bluve, Ismet Saliaj. – Por mendoj se është më e përshtatshme që të mos e ndërrojmë ditën dhe ta luajmë ndeshjen pa e ndërruar ditën.”
“Pra të shtunën, sepse kështu do të kemi dhe më shumë shanse për të fituar”, – ka përfunduar Saliaj, ndërsa në javën e tretë të Kategorisë së Parë, Dinamo pati barazuar 2-2 ndaj Sopotit në Cërrik.
Tashmë përgatitet për një triumf që do t’i japë ndoshta dhe kryesimin. Por duhet pritur deri të shtunën…