Gjergj Vyshka 02.02.2015 13:55
Administratori i Dinamos, Ismet Saliaj, ka qenë edhe i pakënaqur me gjykimin e kryesorit Klajdi Kola në humbjen 1-2 me Bylisin. “Federata na solli një gjyqtar që edhe në fazën e parë ka bërë po të njëjtën gjë duke qenë tendencioz”, – ka deklaruar zyrtari i bluve kryeqytetas.
“Dakord jam që do t’i jepte kartonët, sepse dhe ne i merituam ato, – ka vijuar administratori i Dinamos. – Por duhet të kishte qenë me të njëjtin standard dhe me lojtarët e Bylisit. Kështu që në këtë humbje, përtej mungesës së stërvitshmërisë dhe në një orar të papërshtatshëm, ka ndikuar dhe gjyqtari.”
Ndërkohë duke përfunduar, Saliaj do të deklaronte: “Jam, apo s’jam unë administrator i kësaj skuadre, Dinamo do të ekzistojë, edhe pse luftohet në të gjitha anët. Unë shpresoj që skuadra të reagojë dhe të vazhdojë të fitojë për tifozët e saj”.