Gjergj Vyshka 21.01.2015 12:55
Blutë u kanë dhënë dorën e fundit përgatitjen dhe janë gati për përballjen me sarandjotët. Saliaj: “Përgatitemi për të fituar dhe na duhet edhe për t’i bërë për vete tifozët tanë”.
Administratori i Dinamos, Ismet Saliaj, thotë se fitorja me Butrintin është detyrim për lojtarët, qoftë dhe për t’i bërë për vete tifozët në këto momente të vështira që është duke kaluar skuadra.
“Unë mendoj se gjendja e skuadrës është e mirë, të paktën optimiste pas fitores në Kavajë me Sopotin. Mendoj se duhet të fitojmë, sepse nuk mund të tolerojmë më. Kam besim tek skuadra”, ka thënë Saliaj.
Ndërkohë, Dinamo u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve dhe tashmë është gati për përballjen me Butrintin. Nuk duhet harruar që në fazën e parë, në “Selman Stërmasi”, Dinamo dhe Butrinti janë ndarë në barazim 1-1, sikurse ka ndodhur në fazën e dytë në Sarandë, 0-0.