Dinamo / Rrëfehet Elvis Kotorri: Kthehem me zemër tek ky klub

Share Button

Kotorri-pret

Gjergj Vyshka 19.01.2015 13:15

Portieri elbasanas, me dy tituj “kampion”, rikthehet pas katër sezonesh mungesë tek blutë: “Kam pasur oferta dhe nga Sopoti e Tërbuni, por Dinamo ishte zgjedhja më e mirë për mua”. Elvis Kotorri, portieri elbasanas me dy tituj “kampion” tek dinamovitët në sezonin 2007-2008 dhe 2009-2010, është rikthyer tek blutë e kryeqytetit pas katër vjetësh mungesë.

Ka rënë dakord me drejtuesit e bluve për gjashtë muaj, ndërsa do të ulet të diskutojë dhe detajet e tjera. Por mes zgjedhjeve në tregun e lëvizjeve dimërore të futbollistëve në Librazhd e Pukë, ka preferuar kryeqytetin, ndërsa është ndarë miqësisht e me konsensus me presidentin e verdhebluve, Arben Laze. Ndërkohë mendon se Dinamo i ka të gjitha shanset për të qenë në Superiore.

Ja dhe intervista e tij për “Gazeta e Sportit”:

 

– Pas Xhafajt dhe Allmuçës, edhe ju riktheheni tek Dinamos. Pse kjo zgjedhje?

– Le ta themi ndryshe. Unë kthehem me zemër tek Dinamo. Duhet ta dini që Elbasani dhe Dinamo janë pjesë e karrierës sime dhe si të tilla unë gjithmonë kam qenë dhe do të jem tifoz me to. Kthehem me një qëllim të vetëm që është ngjitja në Superiore. Parimisht kam rënë dakord me drejtuesit. Do të ulem të bisedoj dhe anët e tjera. Por fillimisht është për gjashtë muaj. Më pas të shohim

 

– Si ka qenë ndarja me Elbasanin, në kushtet kur ju keni luajtur të shtunën në miqësoren me Pogradecin?

– Unë jam ulur dhe kam folur me presidentin Arben Laze si mik, të cilit i kam thënë që nuk e shoh më veten pjesë të Elbasanit. Ai ka kërkuar që të më mbante në skuadër, por megjithatë më ka mirëkuptuar, ndërsa më ka thënë që “si të të bëhet ty më mirë”. Ndaj dhe në këto momente unë e falënderoj atë për mirëkuptimin dhe stafin e Elbasanit për gjithçka që kemi bashkë.

 

– Sa mundësi keni pasur për ta ndjekur nga larg Dinamon dhe si e shihni këtë skuadër?

– E kam ndjekur dhe mendoj se ka pasur një ecuri të mirë në pjesën e parë të sezonit. E njoh grupin, duke qenë se aty ka lojtarë si Xhafaj, Allmuça, Turdiu, apo dhe të tjerët, të cilët bashkë me mua do të bëjnë më të mirën për këtë Dinamo. Besoj se i kemi të gjitha shanset për të qenë në skuadër?

 

– Dinamo në fakt e ka portierin e saj titullar, Lamellarin. Konkurrencë mes jush?

– Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë. Unë di që marrëdhëniet i kam të mira me të gjithë dhe të gjithë bashkë do të mund të ndihmojmë Dinamon për në Kategorinë Superiore. Konkurrenca? Dhe duhet të ekzistojë për të mirën skuadër. Megjithatë secili ka pjesën e vet në skuadër. Por unë mendoj marrëdhënia e mirë dhe miqësore duhet të ekzistojë në skuadër.

 

– Në fakt, a ka ekzistuar oferta e Sopotit të Stojkut?

– Ka ekzistuar jo vetëm oferta e Sopotit, por dhe e Tërbunit. Madje kjo e fundit ka qenë shumë e mirë dhe në anën financiare. Por zgjodha Dinamon, sepse është një skuadër që kam luajtur dhe kam një pjesë të karrierës tek kjo skuadër. Ishte zgjedhja më e mirë që mund të bëja për momentin.

 

– Ju mungon në këto momente ish-trajneri juaj Ilir Bozhiqi tek Dinamo?

– Ilir Bozhiqi është ndër trajnerët më profesionistë në përgatitjen e portierëve dhe unë i uroj suksese si tek Skënderbeu, ashtu dhe tek kombëtarja. Por unë respektoj dhe do të respektoj të gjithë trajnerët e portierëve dhe trajnerët e skuadrave me të cilët kam punuar dhe do të punoj. Kjo është e gjitha,

 

– Në një të ardhme trajner i bluve?

– Këtë nuk e kam menduar, sepse unë kam dhe disa vite karrierë për të luajtur futboll. Nuk di ta them tani se ku do të jem. Por do të shohim dhe do të bëjmë më të mirën për Dinamon. Kjo është situata.

 

– Sa mundësi ka kjo Dinamo për të qenë në Superiore, ndërsa në grupin e Jugut ka konkurrencë?

– Sigurisht që grupi i Jugut ka skuadra që kanë luajtur dhe në Kategorinë Superiore të tilla si Lushnja, Tomori, Bylis, Pogradeci, Shkumbini, Sopoti, Luftëtari. Por Dinamo është një fanellë që peshon rëndë në futbollin shqiptar. Dhe si e tillë do të jetë vitin e ardhshëm mes më të mirëve të futbollit shqiptar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

AlbanianSport.com 15/11/2024 17:15 ASNN – Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AlbanianSport.com 14/11/2024 14:50 ASNN – Pas 13 javëve të para në kampionat, pra kur janë luajtur

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

AlbanianSport.com 14/03/2024 16:20 ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh