Dinamo / Olsi Uku, trajneri i ri i, 31-vjeçari, të mërkurën përballë Veleçikut

Share Button

AlbanianSport.com 02/03/2021 19:55

ASNN – Pas përvojave me italianë, Dinamo është rikthyer tek shqiptarët, duke mos humbur kohë dhe duke prezantuar trajnerin e ri. Vetëm 24 orë pas u mësuar largimi i papritur i treshes italiane, trajnerit Françesko Moriero, ndihmës të tij, Fabricio Mikolit dhe përgatitësit atletik, Kristian Parabita, blutë kryeqytetas kanë vendosur që Olsi Uku do të jetë trajneri i ri i Dinamos.

31-vjeçari jo vetëm që është një ish-lojtar i bluve, por ka edhe një të shkuar në stolin e 18-herë kampionëve të Shqipërisë që dergjen prej vitesh në nivelin e dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Në kohën e trajnerit të mëparshëm të Dinamos, Fabricio Kamaratës, i cili u largua në fund të vitit të shkuar për të marrë drejtimin e Apolonisë në Superiore, Uku ka qenë zëvendës-trajner i tij dhe më vonë iu bashkua Nevil Dedes në të njëjtin rol te Tirana.

Duket se zgjedhja e presidentit Marko Pontreli është ndikuar edhe nga fakti se, duke qenë se pjesa dërrmuese e lojtarëve të Dinamos nuk kanë ndryshuar, Uku ishte kandidati më i përshtatshëm për këtë detyrë. Në një njoftim të klubit të Dinamos në profilet e tij në rrjetet sociale, theksohet fakti se “Uku është një njohje e vjetër e ekipit pasi ka qenë në rolin e zv/trajnerit edhe gjatë sezonit të kaluar, por edhe si trajner i ekipit të Nën-21-vjeçarëve.”

“Trajneri i ri ka mbështetjen e plotë të presidentit Pontreli dhe stafit blu, ndërsa shihet si zgjedhja më optimale, falë edhe njohjes së skuadrës nga afër”, – përfundon njoftimi i klubit kryeqytetas. Uku do të ketë menjëherë sfidën e parë në stolin e Dinamos, e cila ndeshet të mërkurën pasdreke në kryeqytet me Veleçikun, në takimin e vlefshëm për javën e 13-të të Kategorisë së Parë. Dinamo mban vendin e dytë në renditjen e grupit A apo grupit të Veriut, me 23 pikë, dy më pak se Burreli kryesues, që sidoqoftë ka luajtur një ndeshje më tepër sesa blutë kryeqytetas.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh