Gjergj Vyshka 13.01.2015 09:05
Dinamo ka nisur dje javën e saj të dytë të periudhës përgatitore, ndërsa bluve u është bashkuar përsëri dhe portieri Klajdi Kuka, sikurse pritet dhe Çeka nga Gjermania e Bilibashi nga Greqia.
Të gjithë të tjerët kanë qenë të gatshëm për stërvitje të plotë, madje dhe Capa është stërvitur me ngarkesë të plotë me grupin. I vetmi që vazhdon stërvitjen individuale është kapiteni Erxhan Muça, i cili ka pasur një dëmtim në këmbë që në fund të dhjetorit.