Gjergj Vyshka 30.09.2014 17:05
Ndërkohë që për çështjen e ndeshjes me Apoloninë, e vlefshme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë, Ismet Saliaj sot do të bisedojë me drejtorin e Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, Bledar Doçi. “Ne duam që këtë ndeshje ta luajmë në ish-kompleksin “Dinamo”, – ka thënë administratori i bluve kryeqytetas. – Sigurisht që mendja jonë është të punojmë shumë në stërvitje për të nxjerrë me sukses ndeshjen e javës së dytë të kampionatit ndaj Naftëtarit.”
“Do të përpiqemi të jemi dinjitoz në Kupën e Shqipërisë”, – ka shtuar Saliaj. Ajo që pritet të ndodhë të mërkurën është se mund të ketë një formacion miks të Dinamos mes titullarësh që kanë luajtur në Gjirokastër dhe atyre që nuk janë aktivizuar. I vetmi që nuk është stërvitur normalisht dje ka qenë mesfushori Besmir Arifaj, që ka pasur një gjendje gripale të rënduar.
Të gjithë të tjerët kanë qenë të gatshëm për Mehmetin, ndërsa fitorja në Gjirokastër, si dhe shpërblimi e dhënë nga administratori i bluve, Ismet Saliaj, menjëherë pas ndeshjes ka krijuar një tjetër atmosferë në kampin dinamovit. Madje dhe tifozët janë ndjerë mirë, sepse tanimë kanë nisur të besojnë se ky sezon do të jetë për një Dinamo në Superiore.