AlbanianSport.com 05.10.2014 11:35
Nderin e bluve të Dritan Mehmetit e ka shpëtuar Erald Turdiu, që nuk e ka lënë ekipin e Dinamos të turpërohet. Mehmeti beson se këto dy pikë të humbura do të rikuperohen në javët në vazhdim, ndërsa skuadra e tij duket se nuk i shpëtoi dot euforisë. “Kisha punuar gjatë gjithë javës që skuadra të zhvishej nga euforia e fitores së javës së parë në Gjirokastër”, – tha trajneri i Dinamos. – Mirëpo nëse duam të dalim në Superiore nuk duhet të zhvillojmë atë pjesë të parë aq të dobët.”
“Në pjesën e dytë kemi reaguar dhe barazuar. Kemi humbur dy pikë sot, por që shpresoj dhe kam bindjen se do t’i rikuperojmë gjatë javës. Për një Dinamo në Superiore nuk duhet ta paraqesim në fushën e lojës më këtë ndeshje si me Naftëtarin”, – ka thënë Dritan Mehmeti në përfundim të ndeshjes. Ndërsa trajneri i Naftëtarit, Petraq Bifsha nuk e ka fshehur kënaqësinë, duke e bërë të qartë se, sipas tij, “kjo skuadër është për mesin e artë.”
“Jam shumë i kënaqur me prezantimin e skuadrës ndaj Dinamos, – ka theksuar ai. -Djemtë i kanë zbatuar me përpikëri detyrat e dhënë nga ne si staf. Dhe për një skuadër si ne që kemi ardhur nga Kategoria e Dytë një pikë në dy ndeshje të vështira jashtë fushe është mirë. Mendoj që kjo skuadër, edhe duke qenë krejtësisht autoktone, është për në mesin e artë të renditjes dhe jo për mbijetesë. Gjatë gjithë javës së ndërprerjes së kampionatit ne do të vazhdojmë programin tonë të përgatitjes për ndeshjen me Lushnjën, duke shpresuar dhe për ndonjë miqësore.”
“Jam i kënaqur me skuadrën”, – ka thënë në përfundim të ndeshjes trajneri i kuçovarëve, Petraq Bifsha.