Gjergj Vyshka 13.02.2015 13:25
Dinamovitët do të kenë mungesa në ndeshjen me Tomorin. Përveç të dëmtuarve si Hysenbelliu dhe Muça, tashmë nuk do të jetë dhe Arifaj, i cili ka plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë. Që do të thotë se brenda formacionit të Dinamos do të ketë dhe lëvizje rolesh të futbollistëve, por dhe hyrje si titullar të Capës.
Sidoqoftë, dje si trajneri Dritan Mehmeti, ashtu dhe administratori Ismet Saliaj kanë qenë në Federatën Shqiptare të Futbollit atje ku kanë vendosur përfundimisht zhvillimin e ndeshjes me Tomorin në Kompleksin sportiv të Akademisë së Futbollit “Internacional” në Pezë-Helmës.
“Kam lajmëruar dhe komisariatin Nr. 6 dhe gjithçka do të jetë sipas rregullave. Ajo që duhet theksuar është se pagesa ishte njësoji si në të gjitha fushat. Por ne u nisëm për një terren dhe stadium më cilësor, ndaj dhe e zgjodhëm atë”, – ka përfunduar Saliaj, ndërsa sot dinamovitët do ta zhvillojnë stërvitjen e tyre të fundit në ora 13:00.