Gjergj Vyshka 04.10.2014 11:00
Kreu i pankinës dinamovite i ka bërë thirrje skuadrës së tij që ta nxjerrë golin sa më shpejt, sepse pikërisht në ndeshjet e luajtura në shtëpi sezonin e kaluar Dinamo ka hequr keq. “Ndeshja është e vështirë, – thotë Mehmeti, – sepse cilësia e fushës së “Selman Stërmasi”, që është në një gjendje të vështirë, nuk të ndihmon për një qarkullim të shpejtë të topit.”
“Së dyti, këto janë skuadra që rreshtohen me forca të shumta në mbrojtje dhe që kërkojnë të marrin qoftë dhe një pikë, – ka vijuar trajneri i bluve kryeqytetas. – Vonesa e golit do të jetë një ngarkesë më e madhe psikologjike për lojtarët e mi, të cilët më pas do të nervozohen. Unë kërkoj të jenë të qetë në fushën e lojës, sepse loja është 90 minuta.”
Megjithatë për të mos e lënë fitoren në dorën e minutave të fundit, goli duhet të dalë sa më shpejt në mënyrë që të jemi më të qetë në administrimin e epërsisë më pas”, – ka përfunduar trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti.