AlbanianSport.com 09/08/2021 23:00
ASNN – Plot 17 lojtarë të larguar dhe 18 të afruar i vendosin blutë kryeqytetas në pararojë. Dinamo, e rikthyer pas disa vitesh në Kategorinë Superiore, është skuadra më aktive në merkaton e verës. E shtyrë edhe nga një president, por edhe një administrim i ri, teksa janë larguar plot 17 lojtarë, por kanë ardhur më tepër, 18, ndërsa edhe emri i stolit ka ndërruar dhe ai quhet Bledi Shkëmbi, skuadra kryeqytetase është padyshim ajo që ka investuar më shumë. Kur ka mbetur vetëm një muaj nga nisja e sezonit të ri të Kategorisë Superiore, skuadrat e nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit vijojnë përgatitjet e tyre, ndërkohë që bëjnë edhe kolaudimet sa u përket organikave.
Në fakt, një pjesë e tyre janë në proces të plotë riformatimi, teksa numri i lojtarëve të larguar dhe atyre të afruar është i konsiderueshëm. Sa i përket kampiones në fuqi, Teutës, e cila ka qenë në aktivitet për shkak të pjesëmarrjes së saj në Kupat e Evropës, janë plot 10 afrime, nga të cilat dy janë huazime të përkohshme, Sherif Kallaku nga Lokomotiva e Zagrebit dhe Taulant Seferi nga Tirana. Por priten edhe të tjerë përforcime, përtej atyre 8 largimeve, nëse skuadra durrsake do ta vazhdojë aventurën e saj evropiane, edhe për arsye se klubi bregdetar i ka fondet e nevojshme, pas të ardhurave të kënaqshme nga pjesëmarrja në turet eliminatore të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Konferencës.
8 afrime ka bërë edhe skuadra tjetër e mbetur në veprimtaritë e klubeve evropiane të futbollit, Laçi, ndërsa janë larguar 10 lojtarë, ndërsa fituesja e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia, e cila u ndal në turin e dytë eliminator të Ligës së Konferencës, ka mbyllur bashkëpunimin me një 11-she të plotë, shumica e të cilës ishin titullarë sezonin e shkuar, ndërsa ka afruar 7 lojtarë të tjerë, kryesisht nga tregu ballkanik. Në proces rindërtimi duket të jetë edhe Partizani, teksa janë plot 13 lojtarët që janë larguar nga skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja, ndërsa janë afruar 10 përforcime, nga të cilët vetëm dy janë të huaj, ndërsa të tjerët shqiptarë. Një kantier ndërtimi duket edhe Kukësi.
Aty ku janë larguar 11 lojtarë të një sezoni të dështuar dhe janë afruar 12 të rinj, me shpresën për ta rikthyer skuadrën verilindore në betejë për kreun por edhe për një vend në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm. Aty ku synon të rikthehet edhe kampionia e para dy sezonesh, Tirana, që ka qenë disi më e kursyer në merkaton, në krahasim me rivalet, teksa ka larguar 7 lojtarë dhe ka afruar 8 të tjerë, përfshi edhe ish-kapitenin legjendar, Gent Muça. 8 largime dhe 7 afrime ka bërë edhe Skënderbeu, teksa skuadra korçare synon të lënë pas një sezon makthi ku flirtoi deri në fund me mbijetesën, duke ia dalë të mbetej sidoqoftë midis më të mirave të futbollit shqiptar.
Një tjetër skuadër që mbijetoi sezonin e shkuar ishte Kastrioti, që ka lënë të largohen plot 14 lojtarë gjatë verës, duke ofruar 8 të rinj, nga të cilët 3 janë të huaj. Ndërkaq, sikundër edhe pritej, kanë qenë mjaft aktive në merkaton e kësaj vere dy skuadrat që erdhën nga Kategoria e Parë në atë Superiore, dhe, e shtyrë edhe nga një president, por edhe një administrim i ri, teksa janë larguar plot 17 lojtarë, por kanë ardhur më tepër, 18, ndërsa edhe emri i stolit ka ndërruar dhe ai quhet Blendi Shkëmbi, Dinamo është padyshim ajo që ka investuar më shumë. Edhe skuadra tjetër që u rikthye në Kategorinë Superiore këtë sezon, Egnatia e Rrogozhinës, ka larguar 9 lojtarë dhe ka afruar 10.
Por për momentin mund të flasim vetëm për emra në letër, sepse mbeten për t’u parë sesa mund të përshtaten këta lojtarë me njëri-tjetrin dhe sesa rendiment do të kenë këto skuadra të riformatuara sezonin e ardhshëm.
Të gjitha lëvizjet e deritanishme:
TEUTA
Afrime: Hristijan Dragarski, Blerim Kotobelli, Pepi Gjorgiev, Sherif Kallaku (i huazuar nga Lokomotiva e Zagrebit), Adolf Selmani, Santiago Selmani, Taulant Seferi (i huazuar nga Tirana); Hektor Idrizaj, Danilo Gecaj, Arsenio Valport;
Largime: Iran Zhunior Gonçalves, Denis Pjeshka, Aleksandër Kuro, Dejvi Bregu, Florent Avdyli, Rustem Hoxha, Blerim Krasniqi, Fabian Beqja;
VLLAZNIA
Afrime: Egzon Shimaj, Darko Bulatoviç, Fahrudin Gjurgjeviç, Liridon Latifi, Uellington Gustavo, Ante Aralica, Fallou Dianje;
Largime: Albion Avdijaj, Elom Nya-Vexhi, Salim Cise, Nertil Hoxhaj, Dajan Shehi, Demir Imeri, Herald Marku, Aleksandar Isaevski, Eni Imami, Haris Dilaver, Millosh Kaleziç;
PARTIZANI
Afrime: Emiljano Musta, Herald Marku, Dajan Shehi, Arinaldo Rrapaj, Filip Gligorov, Klevis Dragaj, Eljon Sota, Vokli Laroshi, Aleksandar Damçevski, Klevis Dragaj;
Largime: Uilliam Melo, Donald Mëllugja, Roberto Domingues, Jasir Asani, Eraldo Çinari, Hektor Idrizaj, Eneo Bitri, Esin Hakaj, Rron Broja, Esat Mala, Livio Malaj, Ferhan Hasani, Jurgen Bardhi;
LAÇI
Afrime: Saliu Guindo, Klinti Qato, Bashkim Velija, Mario Dajsinani, Marko Roganoviç, Renato Ziko, Dejan Zarubica, Ilirid Ademi;
Largime: Kirian Nuabueze, Adolf Selmani, Klejdi Rapo, Edmir Sali, Dorian Kërçiku, Albion Marku, Erhun Obanor, Emiljano Musta, Redon Xhixha, Lukas Ramos;
TIRANA
Afrime: Engjëll Hoti, Vesel Limaj, Realf Zhivanaj, Florjan Përgjoni, Redon Xhixha, Enur Totre, Majkëll Ngo, Gentian Muça;
Largime: Idriz Batha, Kristi Vangjeli, Elton Kale, Agustin Torasa, Ibrahim Sulei, Jurgen Vrapi, Tim Vairinen;
KUKËSI
Afrime: Ardit Hila, Klejdi Daci, Edison Ndreca, Edi Basha, Alija Kërniç, Kreshnik Bahtiri, Donald Rapo, Vitor Da Silva Feijao, Aleksandar Miliç, Shqiprim Taipi, Pablo De Lukas, Jurgen Dushkaj;
Largime: Matheus Leiria, Patrik Eze, Vesel Limaj, Godberg Kuper, Rolandas Baravikas, Numan Kurdiç, Mate Tsintsadze, Blerim Kotobelli, Besir Demiri, Agim Ibraimi, Ersil Ymeri;
SKËNDERBEU
Afrime: Murilo Rosa, Shkëlzen Ruçi, Jurgen Vrapi, Ardit Nikaj, Ngisah Bismark, Ariel Muçollari, Zhozef Asante;
Largime: Fallou Nxhie, Aleksandros Rahim, Shqiprim Taipi, Mërgim Shala, Ditmar Bicaj, Mario Dajsinani, Arinaldo Rrapaj, Remi Dujardin;
KASTRIOTI
Afrime: Edon Hasani, Edmir Sali, Bruno Arrabal, Ruben Ismael Silva, Bedri Greca, Olauale Onanunga, Enes Isufi, Elton Vata;
Largime: Edi Nikolas Bojom, Patrik Bardhi, Ermir Rezi, Xhulio Mehmeti, Silvester Shkalla, Realf Zhivanaj, Amer Duka, Silvio Vokrri, Fjoralb Deliaj, Klejdi Daci, Laurenc Xheka, Rei Nuriu, Isli Hidi, Emiliano Çela;
DINAMO
Afrime: Patrik Bardhi, Dorian Kërçiku, Marin Abazaj, Enis Gavazaj, Romeo Harizaj, Rimal Haxhiu (në huazim nga Apolonia), Stefen Çinedu, Xhuljano Skuka, Aleksandar Sofranak, Aleksandar Isaevski, Goran Siljanovski, Lancinet Sidibe, Besir Demiri, Agim Ibraimi, Lorenco Hasani, Eni Imami, Rei Nuriu, Ali Samake;
Largime: Miklovan Pere, Dejvi Bilali, Emiljano Hidri, Artion Alillari, Mustafa Xhixhiua, Damiano Pontreli, Niko Paterni, Xhorxhian Boçi, Esmerald Aluku, Plarent Fejzaj, Klaudio Hyseni, Erald Kolgega, Uelber Almeida Santos, Mateo Ortolani, Mateo Haxhillari, Elvi Bogdani, Diogo Da Silva?;
EGNATIA
Afrime: Franc Ymeralilaj, Arbër Çyrbja, Alessandro Kacbufi, Bledar Lila, Mikhael Agbekpornu, Besart Krivanjeva, Besar Iseni, Timis Bardis, Remi Dujardin, Pedro Augusto Kabral?
Largime: Endrien Magani, Jurgen Vogli, Alked Çelhaka, Brixhild Brahimaj, Orian Xhemalaj, Matheus Markos Ramos, Dren Gashi, Fadil Meta, Ildian Shyti.