Gjergj Vyshka 08.01.2015 17:55
Kukësi përsëri në kompleks, blutë e Dritan Mehmetit gozhdohen në fushat e “kalçetos”.
Edhe atëherë kur u duk se Dinamo e gjeti qetësinë të paktën për dhjetë ditë stërvitje në ora 13:00 sërisht ka dalë një pengesë.
Kukësi dje ka bërë stërvitje në të njëjtin orar që ka bërë përditë, sepse në mbrëmje ka pasur për të fluturuar drejt Antalias, atje ku dhe do të zhvillojë periudhën përgatitore të dimrit.
Dhe në këto kushte dinamovitët kanë qenë të detyruar të shkojnë në fushat e minifutbollit të kompleksit të Pishinave me shpresën që nesër e deri sa të kthehet Kukësi nga Turqia të jenë në fushën me bar artificial të ish-kompleksit.