Dinamo-Kukësi 0-1, dy trajnerët analizojnë sfidën e “Arenës Kombëtare”

Share Button

AlbanianSport.com 29/10/2021 22:45

ASNN – Shkëmbi “vajton” rastet e humbura dhe episodet, Longo, i kënaqur me rezultatin. “Mendoj që ishte një moment, një gabim shpërqendrimi të mbrojtjes, – ka thënë trajneri i Dinamos, Blendi Shkëmbi. – Duhej ta zgjidhnim. Mendoj se po e kontrollonim lojën gjatë 90 minutave, bëmë një gabim në rreshtim e mospërqendrim. Pavarsisht se u munduam, nuk ia dolëm të barazonim. Në futboll nuk ka asnjëherë që të kesh skuadrën në 100%. Ne e bëmë shumë mirë, përveç atij momentit të golit. Për këtë komplimentoj lojtarët, pastaj ka momente sidomos në pjesën e parë, mund ta kishim nisur në epërsi e nuk ia arritëm. Futbolli kështu e ka.”

“Nuk mendoj se humbëm në 25 minutat e parë, mendoj se e humbëm vetëm në 10 sekondat e golit, – ka vijuar ai. – Pjesa tjetër thuajse ishte perfekt.  Patëm raste për të shënuar, kundërshtari na rrezikoi vetëm në 1 apo 2 momente, është një kundërshtar që në çdo ndeshje ka shënuar shumë gola e ka pasur shumë raste. Sot ishte e kundërta.” Ndërkaq, edhe trajneri i Kukësit, Diego Longo, e ka pohuar se kjo nuk ishte një ndeshje e bukur nga të tijtë. “Normalisht nuk luajtëm vetëm, kishim një kundërshtar që në pjesën e dytë bëri shumë mirë, – ka thënë ai pas ndeshjes.”

“Ndonjëherë gjatë sezonit duhet të mbrohesh për të qenë i sigurt, ne nuk pësuam gol dhe kjo është ndeshja e dytë radhazi që nuk pësojmë. Normalisht ndonjëherë gjatë sezonit ka momente kur duhet të shënon dhe sot ishte momenti, prandaj ishte zëvendësimi që të mbanim më shumë topin, por nuk mendoj se vuajtëm shumë në pjesën e parë. Është gjithçka rreth balancave të skuadrës, ndaj Teutës dhe Laçit e humbëm disi balancën, ndërsa ndeshjet e fundit kemi filluar ta ruajmë balancën. Nuk dua ta ndryshoj shumë formacionin që mos të krijoj disbalanca”, – ka përfunduar Longo.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh