Gjergj Vyshka 20.11.2014 17:40
Ajo që duhet vlerësuar është fakti se në skuadër është kthyer dhe Erxhan Muça, i cili është stërvitur normalisht, ndërsa grupi i futbollistëve të Dinamos është më shumë se sa i plotë. Meqë ndeshja luhet të dielën, Dinamo do të ketë në dispozicion edhe tre seanca stërvitore, gjithnjë për të bërë më të mirën e mundshme në përgatitje, si dhe për të pasur një formacion shumë të mirë e të plotë.
Shansi i Dinamos është që luhet pa tifozë, kurse kështu blutë po kërkojnë motivim e përqendrim për ta nxjerrë me sukses sfidën me Bylisin në Ballsh. Ende nuk mund të flitet për një formacion të përcaktuar, por ajo që dihet është se kthehet Ferraj pas skualifikimit dhe Duqi pas dëmtimit, ashtu sikurse dhe Muça.
E duke qenë se blutë kanë konkurrencë brenda skuadrës, atëherë dhe për Mehmetin do të jetë më e vështirë për të vendosur. Meqë Bylisi luan sot ndeshjen e kthimit me Tiranën në “Selman Stërmasi”, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, duket se do të jetë një shans më i mirë për blutë për t’i studiuar. Sepse Dinamos i duhet rezultati pozitiv në Ballsh.