Gjergj Vyshka 24.10.2014 14:25
Jozef Thana, mesfushori-shkatërrues i Dinamos, është i vetmi që është stërvitur individualisht dje.
Ai ka pësuar një dëmtim në ndeshjen me Sopotin, të shtunën e kaluar në “Nexhip Trungu” të Cërrikut, gjë që e ka vënë në pikëpyetje aktivizimin e tij në ndeshjen me Lushnjën.
Pjesa tjetër e skuadrës është stërvitur normalisht duke qenë e gatshme për ndeshjen e së shtunës me verdhejeshilët.
Në këtë takim, Dinamo do të kërkojë fitoren e dytë të kampionatit për të mos iu ndarë kryesuesve të grupit të Jugut.