Gjergj Vyshka 22.11.2014 17:05
Dinamo është në përgatitjet e fundit për ndeshjen e radhës ndaj Bylisit, të dielën në “Adush Muça” të Ballshit, atje ku duket se do të mund të luhen dhe fatet e kryesimit.
Ndonëse për fatin e mirë të dinamovitëve, si Butrinti i vendit të dytë, ashtu dhe Sopoti i vendit të tretë kanë ndeshje të vështira jashtë fushe.
Që do të thotë se sarandjotët do të luajnë në Peqin ndaj Shkumbinit vendës dhe Sopoti në Kuçovë ndaj Naftëtarit vendës.
Pra dy përballje me dy skuadrat e vendit të fundit që kanë nevojë për fitore, por edhe që mund të vuajnë psikologjikisht.
Në këto kushte, nëse të shtunën Butrinti dhe Sopoti dalin të mundur, edhe sikur Dinamo të mundet, apo të barazojë në Ballsh, kryesimi është përsëri blu.