Gjergj Vyshka 30.01.2014 15:05
Dinamo i ka mbyllur të gjitha llogaritë me lojtarët e ardhur, të cilët pasi kanë firmosur kontratat me administratorin e bluve, Ismet Saliaj, janë zyrtarisht pjesë e Dinamos. Që do të thotë Igli Allmuça, Daniel Xhafaj, Elvis Kotorri dhe Marvin Turtulli.
Madje ky i fundit e ka dhënë vetë lajmin e firmës mbi kontratën e Dinamos për Gazeta e Sportit. “Kam firmosur deri në fund të sezonit me blutë. E shoh që skuadra është ambicioze dhe shumë cilësore.”
“Mendoj se i kemi të gjitha shanset për të qenë në Superiore”, – ka theksuar qendërmbrojtësi, i cili sot do të jetë në stërvitje me ekipin për të provuar veten pas dëmtimit që ka pasur në kavilje.
Sakaq është konfirmuar që miqësorja e fundit e periudhës përgatitore të bluve ndaj Korabit do të luhet nesër në ora 13:00 në ish-kompleksin blu.