Dinamo e Zagrebit, “fabrika e talenteve”, mes të shkuarës & të tashmes

Share Button

Dinamo-Zagreb-logo-sfond

AlbanianSport.com 09.08.2015 17:40

ASNN – Simbol i Kroacisë, fabrikë yjesh, por larg lavdisë së dikurshme. Cila është sot Dinamo e Zagrebit, rivalja e kampiones shqiptare në Evropë? Bëhet fjalë për një skuadër, lojtarët e së cilës vlejnë gati 10 herë më shumë se Skënderbeu, mbi 50 milionë euro, me buxhet të paktën pesëfishin e korçarëve. Shtëpia e tyre është “Maksimiri”, stadiumi që mori famë botërore pas përleshjeve të vitit 1991, në ndeshjen e Dinamos me Crvena Zvezdën e Beogradit, në prag të pavarësisë së Kroacisë nga ish-Jugosllavia.

Nga kjo shkollë futbolli ka dalë Luka Modriç, ylli i sotëm i Realit të Madridit, dhe nga Dinamo ka kaluar Mario Manxhukiç, protagonist me Bajernin, Atletikon dhe sot me Juventusin. Katër herë “kampionë” të ish-Jugosllavisë, 17 herë “kampionë” të Kroacisë, blutë e Zagrebit provuan edhe një kulm evropian, kur në 1967 fituan Kupën e Panaireve, pararendësen e Kupës UEFA, duke mundur skuadrën asokohe të fortë angleze, Lids Junajtid.

Ekipet shqiptare e kanë një precedent me Dinamon, përballje që është për t’u harruar. Në 1996, kur kroatët ishin ende të frikshëm, mundnin Tiranën 4-0 e 6-2. Sot është ndryshe. Në këtë Ligë të Kampionëve, Dinamo thuajse u turpërua nga Fola Esh, ekip nga Luksemburgu. Pas barazimit 1-1 në “Maksimir”, tifozët protestuan ashpër, dhe për fat, pati reagim me fitore 3-0 jashtë fushe. I vështirë edhe kualifikimi në turin e tretë, veçse përballë një ekipi më të fortë, si Molde e Norvegjisë.

U deshën dy barazime, 1-1 në Kroaci, dhe 3-3 në Skandinavi që të sigurohej “play-off”-i. Dinamo sot nuk ka yje të mëdhenj si dikur, ndonëse mbetet e fortë, dhe sidomos me shumë përvojë. Megjithatë, njihet si një ndër klubet më të mëdhenj në Ballkan, me një buxhet shumë të madh dhe një traditë të jashtëzakonshme që ndër vite kanë prodhuar talente. Duke qenë një fabrikë talentesh, klubi kroat përfitimet më të mëdha i ka nga shitjet e lojtarëve të saj kryesorë çdo verë.

Kjo, pasi klubet e kampionateve të mëdhenj evropianë e konsiderojnë një treg të sigurt, duke pasur parasysh edhe precedentët, me emra si Zvonimir Boban, Eduardo da Silva, Luka Modriç, Dario Simiç, Robert Prosineçki e shumë të tjerë që e kanë ndërtuar karrierën e tyre pikërisht në Zagreb, para transferimit në kampionate më të rëndësishëm e më të pasur. Dinamo është skuadra me famshme e Kroacisë me 17 tituj “kampion” edhe 4 në kohën e ish-Jugosllavisë.

Stadiumi i tyre quhet‪ “Maksimir” me kapacitet, 60 mije vende. Tifozeria e tyre quhet “Bad Blue Boys” dhe jo pak herë kanë shkaktuar trazira nëpër stadiume. Në Kupat e Evropës, Dinamo e Zagrebit ka që nga viti 1958 që merr pjesë duke bërë paraqitje dinjitoze. Këto vitet e fundit Dinamo e Zagrebit nuk ka shkëlqyer në Evropë dhe tifozët janë ftohur me klubin, duke akuzuar presidentin Zdravko Mamiç se po e menaxhon shumë keq Dinamon.

Sidoqoftë, në Kroaci kjo skuadër vazhdon të rreshtojë trofetë dhe nuk ka rivalë. Në Kroaci, mbetet një ekip për titull, ndonëse nuk i kanë mbetur shumë lojtarë cilësorë. Buxheti i klubit ka qenë thuajse 25 milionë euro deri para pak vitesh, por prej vitit 2013 buxheti është përgjysmuar, në 11-12 milionë euro në sezon. Edhe pagave u është vendosur limit, me lojtarin më të paguar që nuk i kalon 400.000 eurot në sezon, me ndonjë përjashtim të rrallë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh