Gjergj Vyshka 06.11.2014 09:50
Dinamo më së fundi ia ka dalë që të jetë në fushën e stërvitjes në një orar të përshtatshëm. Por kjo vetëm për një ditë, sepse blutë dje e kanë kryer seancën e tyre stërvitore në ora 13:00 në kushtet kur Kukësi ka qenë duke luajtur ndeshjen e radhës në Kupën e Shqipërisë.
Përsëri do të nisë avazi, ndërsa Dinamo do të jetë skuadra e cila do të hapi serialin e stërvitjeve në ish-kompleksin blu. Mesfushori Arbër Capa vijon të jetë i dëmtuar, ndërsa është me kaviljen e djathtë të lidhur. Por jo vetëm kaq, por vazhdon seancat e fizioterapisë te mjeku i kombëtares së madhe, Ylli Mihali.
Ndërkohë, sipas burimeve të sigurta në skuadrën blu, administratori i bluve, Ismet Saliaj, ka premtuar shpërblim për ekipin në rast fitoreje me Shkumbinin. Bëhet fjalë për shumë 10.000 lekë të rinj për çdo lojtar, e cila edhe pse është pak përsëri është një motivim më vete për futbollistët e Dritan Mehmetit.
Shpresohet që bashkë me fitoren të kthehet dhe cilësia e lojës së munguar tek blutë.