Gjergj Vyshka 10.01.2015 10:35
Tek Dinamo ka një dyndje futbollistësh, atje ku të gjithë pretendojnë të provohen dhe pse jo të jenë pjesë e bluve të Mehmetit. Dhe për të mbajtur 25 lojtarë të domosdoshëm për skuadrën, trajneri Dritan Mehmeti ka vendosur që të bëjë një ndeshje kontrolli brenda familjes.
Dhe kjo ndeshje testuese do të luhet sot në ora 15:00, ndërsa të paktën edhe sipas administratorit të bluve, Ismet Saliaj, Mamurrasi e kishte kërkuar një miqësore për ditën e diel. Por duket se ka qenë e pamundur në kushtet kur blutë kanë kërkuar që ta kenë pushim nga një javë e parë e lodhshme e periudhës përgatitore.
“Për ndeshje të tjera miqësore, – thotë Saliaj, – ne do të flasim me Partizanin, Teutën apo Tërbunin dhe t’i nisim këto teste që ditën e mërkurë”.