Gjergj Vyshka 10.03.2015 17:05
Por përtej çështjes së fushës, Dinamo është përsëri e rrezikuar nga gjyqet në FIFA që kanë hapur ish-futbollistët, të cilët nuk janë paguar. Burime të mirëinformuara shpjegojnë që minus 6 pikë, apo dhe deri në rrezikim për përjashtim nga kampionati, do të jenë pasojë jo vetëm për shkak të pagesës së 27 mijë dollarëve për Putinçanin, por sepse gjyq në FIFA, të cilën e kanë fituar tashmë, ka hapur dhe ganezi Opoku, apo dhe argjentinasit Martinena e Malakarne.
Pra parë kështu jo gjithnjë fusha e ka fajin, apo tersin e humbjeve të Dinamos. Ndërkaq, Dinamo dje e ka bërë stërvitjen në ora 13:00. Ka tentuar të hyjë në vend të Kukësit, por duket se ka pasur pengesa edhe për shkak se janë stërvitur lojtarët verilindor, të cilët nuk ishin aktivizuar një ditë më parë ndaj Tiranës. Megjithatë stërvitja është kryer normalisht dhe blutë kanë nisur kështu përgatitjet për ndeshjen e radhës, që është me Sopotin.