Gjergj Vyshka 26.02.2015 20:40
Dinamo nuk po i ndahet Pezë-Helmësit, ndërsa ka vendosur që edhe ndeshjen e së shtunës me Bylisin, shumë e rëndësishme për fatet e skuadrës blu në rrugëtimin drejt Kategorisë Superiore, ta luajë në Akademinë e Futbollit “Internacional”.
Dhe kjo ndodh në kushtet që stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” nuk është ende gati, ndërsa duket se është shtyrë dhe derbi Tirana-Partizani. Që do të thotë se dhe më 7 mars, përballjen e fundit të fazës së dytë ndaj Pogradecit, blutë do ta luajnë në Pezë-Helmës.
Përfundimisht të shtunën në ora 14:00, Dinamo-Bylis zhvillohet në Akademinë e futbollit “Internacional”.