Gjergj Vyshka 05.02.2015 08:15
Dinamo dje e ka zhvilluar stërvitjen në ora 13:00, në kohën që duhet të ishte duke u stërvitur Kukësi, i cili dje ka qenë në ndeshjen e parë të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë me Vllazninë.
Përgjithësisht një stërvitje e ngjeshur dhe që e bën gati skuadrën për në Lushnjë. Atje ku të gjithë shpresojnë që të fitojnë. Sakaq në Lushnjë janë bërë gati edhe tifozët blu që të shkojnë.
“Blue Boys” kanë lajmëruar nëpërmjet faqes së tyre në facebook se klubi ka vendosur autobusë falas për vajtjen e tyre në “Roza Haxhiu”. Nisja, gjithnjë sipas tyre, do të jetë në ora 11:00 nga Kompleksi “Dinamo”, kurse grumbullimi do të nisë në ora 10:30.