Gjergj Vyshka 25.02.2015 12:05
Dinamo edhe dje ka vazhduar të stërvitet në ora 13:00, sepse Kukësi ka qenë pushim pas ndeshjes me Skënderbeun, ndërsa për verilindorët janë stërvitur vetëm ato që nuk kishin luajtur një ditë më parë.
Por problemi më i madh është se Dinamo ende nuk e ka ndarë mendjen se ku do të luajë të shtunën.
Nëse koha e ndihmon dhe derbi Tirana-Partizani luhet normalisht të premten, atëherë Dinamo shpreson të luajë me Bylisin në tempullin e futbollit shqiptar të shtunën.
Në të kundërt, mundet që ashtu si me Tomorin dy javë më parë të luhet përsëri në Pezë-Helmës.
Vetëm se preokupimi kryesor i Dinamos është fitorja me Bylisin dhe ngushtimi sa më shumë i diferencës së pikëve me kryesuesit dhe vazhdimin e rrugës për në Superiore.