AlbanianSport.com 23.02.2014 12:55
ASNN – Minus 3 pikë dhe vetëm një muaj kohë për t’i paguar futbollistit kroat, Marko Putinçanin 27,000 euro. Ky është vendimi që organizmit që qeveris futbollin botëror, FIFA, ka marrë ndaj Dinamos për shkak të shkeljes së njëanshme të kontratës me lojtarin. Nëse kjo gjobë nuk shlyhet edhe pas një muaji, atëherë shkon deri në minus 6 pikë, apo dhe deri në përjashtim nga kampionati.
E gjithë kjo situatë do të thotë që Dinamo ka dalë tashmë jashtë loje për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore. Tashmë është zyrtare. Për shkak të mos pagesës së një lojtari të huaj, Dinamo i janë hequr tre pikë nga renditja. Lojtari e ka hedhur në gjyq Dinamon për shkak të shkeljes së njëanshme të kontratës dhe tashmë e ka fituar çështjen në FIFA (Federata Botërore e Futbollit).
Për rrjedhojë Dinamo ka dhe një muaj për të shlyer këtë gjobë, e cila është 27 mijë euro. Nëse kjo gjobë nuk shlyhet edhe pas një muaji, atëherë shkon deri në minus 6 pikë, apo dhe deri në përjashtim nga kampionati. E gjithë kjo situatë do të thotë që Dinamo ka dalë tashmë jashtë loje për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore, sepse është në kuotën e 21 pikëve, 5 pikë larg kreut, por ndodhet edhe 6 pikë larg rënies në Kategorinë e Dytë.
Pritet që skuadra të paktën të mos lëshojë dhe ta vazhdojë garën normalisht ashtu sikurse të ishte kandidaturë e fortë për në Superiore. Përfundimisht, minus 3 pikë për shkak të mospagesës së lojtarit do të thonë që, sipas të gjitha gjasave, edhe një sezon tjetër Dinamo do të konkurrojë në Kategorinë e Parë. Dhe Superiorja kështu duket gjithnjë e më larg për blutë.