Gjergj Vyshka 21.11.2014 17:35
Dinamo ka vazhduar stërvitjen e vet dje paradite në ora 09:30, ndërsa pas saj drejtuesit e bluve kanë qenë të pranishëm në stadiumin “Selman Stërmasi”, atje ku kanë vëzhguar ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, Tirana-Bylis.
Sipas administratorit të bluve, Ismet Saliaj, ballshiotët kanë bërë një ndeshje të ashpër ndaj bardhebluve. “Gjë që e bën më të vështirë këtë sfidë të së dielës kundër nesh”, – ka theksuar ai.
“Duke shpresuar në një gjykim cilësor dhe të drejtë brenda fushës, atëherë bindemi që do të mund t’ia arrijmë ndaj ballshiotëve, – ka shtuar Saliaj. – Megjithatë me kujdes dhe me vëmendje shumë të madhe në fushën e lojës pa u marrë me kundërshtarin dhe me gjyqtarin.”
Ndërkaq, dinamovitët kanë dhe dy seanca stërvitore deri në fund të javës për këtë sfidë me ballshiotët.