Gjergj Vyshka 17.01.2015 09:10
Dinamo duket se e ka shans të humbur mundësinë për të pasur të vetin qendërmbrojtësin e Apolonisë, Ervis Kaja, ndonëse bluve u ka interesuar që ky lojtar të ishte pjesë e tyre. Mirëpo duke qenë nën kontratë me fierakët, atëherë administratori i bluve, Ismet Saliaj, ka shpjeguar se është vetëm për stërvitje me blutë.
Dhe me katër ardhjet në tregun e lëvizjeve të futbollistëve në dimër, që janë Marvin Turtulli, Igli Allmuça, Daniel Xhafaj dhe Eljo Shazivari, atëherë dinamovitët duket se e konsiderojnë të mbyllur idenë e përforcimeve në dimër. “Të vetmin që mund të presim, – thotë Saliaj, – është Mishel Bilibashi, që gjendet ende në Greqi dhe e presim të vijë.”.
Dhe sot me miqësoren ndaj Tiranës, e cila do të luhet sot në ora 14:00 në stadiumin “Skënder Halili” në kryeqytet, Dinamo mbyll javën e dytë të periudhës përgatitore dimërore.