Dinamo / Blutë e përgatisin ndeshjen me Lushnjën… në kafe?!

Share Button

Dinamo-logo-filxhan-kafe

Gjergj Vyshka 25.10.2014 08:05

Trajneri Mehmeti: Më thoni ju si t’i motivoj lojtarët në të tilla kushte, nuk ka fjalë ta shpjegojë. Dinamo e ka përgatitur në kafe ndeshjen me Lushnjën, të cilën do ta luajë sot në Stadiumin “Selman Stërmasi” në ora 14:30. Ka ndodhur kështu, sepse blutë, edhe me urdhrin e administratorit Ismet Saliaj, nuk e kanë zbatuar kërkesën e Agjencisë së Shërbimit të Sporteve për të dalë në stërvitje në ora 09:00, ndërsa në orën 11:00 do të bënte Sopoti. Dhe në fakt në ora 11:00, blutë së bashku me trajnerët kanë qenë të gatshëm për stërvitjen e fundit, ashtu sikurse dhe librazhdasit e Gentian Stojkut.

Për të mos krijuar tensione, por dhe përplasje, aq më tepër që janë dy skuadra të të njëjtit grup në Kategorinë e Parë e vetëm një javë më parë janë ndeshur mes tyre në “Nexhip Trungu” të Cërrikut, atëherë drejtori i Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, Bledar Doçi, ka gjetur kompromisin. Pasi ka folur me të dy trajnerët, edhe duke qenë se ishte stërvitja e fundit përpara ndeshjes, e cila nuk shkon më shumë se sa një orë, Sopoti i Stojkut ka bërë 11:00-12:00 dhe Dinamo e Mehmetit 12:00-13:00. Përgjatë stërvitjes së Sopotit, Dinamo ka qenë në kafe.

Ndaj dhe trajneri i bluve, Dritan Mehmeti, e ka pasur të vështirë të flasë për atë që do të ndodhë sot në përballjen me Lushnjën në “Selman Stërmasi”. “Më thoni ju, – shpjegon Mehmeti për “Gazeta e Sportit”, – se si do të mund t’i motivoj lojtarët për ndeshjen sot. Jemi të gjithë në kafe, presim të mbaroj Sopoti që të nisim stërvitjen ne. Nuk ka fjalë ta shpjegojë këtë situatë që ndodh me Dinamon, e cila është më shumë se sa absurde”. Megjithatë për rreth një orë, Dinamo më pas ka përgatitur përballjen me myzeqarët duke shpresuar se do të rikthehet tek fitorja, që mungon që në javën e parë në ndeshjen ndaj Luftëtarit në Gjirokastër, 2-0.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh