Dinamo / Arifaj: Kjo skuadër ka nevojë për përshtatje

Share Button

Dinamo-Besmir-Arifaj

Gjergj Vyshka 16.01.2015 07:25

Mesfushori gjykon që mbipopullimi dhe ardhjet e reja do të shtojnë konkurrencën: “Lojtarët janë në pozicione të reja dhe efekti i gjithë këtyre lëvizjeve s’vjen menjëherë. Dinamos i duhen të paktën dy javë kohë për t’u përshtatur me skemat e reja dhe me lojtarët e rinj”. Kështu e ka nisur bisedën për “Gazeta e Sportit”, mesfushori Besmir Arifaj, i cili pranon se miqësoret jo gjithmonë janë matësi i punës së një skuadre. Sipas tij ardhjet e reja, por dhe ndryshimi i pozicioneve të lojtarëve ndryshe nga çfarë ka luajtur deri më 20 dhjetor nuk është e lehtë për një skuadër.

“Po ta vini re dje tre futbollistë ishin për herë të parë në skuadrën tonë, – ka theksuar ai. – Megjithë mend janë lojtarë me eksperiencë, por gjithsesi e duan një farë kohe që të përshtaten. Pastaj dhe futbollistët aktual kanë ndryshuar pozicionet, kur Turdiu luajti si mesfushor i majtë. Megjithatë mendoj që për dy javë kjo skuadër do të jetë top. Mos harroni që ndaj Kamzës, edhe pse mund të konsiderohet një kundërshtar më i dobët se sa ne, vinim pas dy seancave të ngarkuara nga ana fizike. Që do të thotë se nuk ishim të liruar nga muskujt. Mendoj që ndaj Tiranës do të jemi ndryshe.”

Arifaj heq paralelen me sezonin e kaluar, ndërsa mendon se gjërat kanë ndryshuar pozitivisht përsa i përket ardhjeve të reja në skuadër. “Në përfundim të fazës së parë të sezonit të kaluar ne kemi qenë si tani në vendin e dytë, – ka thënë ai. – Por në tregun e lëvizjeve të futbollistëve në dimër nuk morëm ato lojtarë që ne kërkonim. Kurse sivjet kanë ardhur lojtarë cilësor të cilët i kanë dhënë një tjetër pamje skuadrës. Tashmë e kemi një pikë referimi në sulm siç është Dinamo dhe mendoj se i kemi të gjitha mundësitë për të kaluar në Kategorinë Superiore.”

“Të gjitha skuadrat që kemi në grupin e Jugut janë të forta. Por ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën dhe ta nxjerrim Dinamo në Superiore”, – ka shpjeguar Arifaj. Mbipopullim apo jo në mesfushë? Kjo është pyetja që “Gazeta e Sportit” i ka bërë Arifajt. Dhe përgjigja e tij: “Mbipopullimi në mesfushë i bën mirë skuadrës, sepse rrit konkurrencën për një vend në formacion. Që do të thotë se të gjithë do të punojnë më fort në stërvitje, sepse vetëm kështu mund të bëhet Dinamo”. Dhe dje stërvitja e bluve ka qenë me intensitet në përgatitje për derbin ndaj Tiranës të shtunën.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

AlbanianSport.com 03/03/2024 20:40 ASNN – Është mbyllur java e 23-të e Kategorisë së parë dhe Elbasani

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

AlbanianSport.com 03/03/2024 15:35 ASNN – Bylisi dhe Vora bëjnë detyrën, Apolonia mund Kastriotin

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

AlbanianSport.com 27/02/2024 18:20 ASNN – Pas përfundimit të dy fazave të para të Kategorisë së Parë,

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

AlbanianSport.com 26/02/2024 15:25 ASNN – Kategoria e Parë mbyll fazën e dytë. Me takimin Bylis

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh