AlbanianSport.com 09.10.2014 17:10
ASNN – Për futbollistin e Dinamos, Besmir Arifaj, në ndeshjen me Naftëtarin është gabuar në momentin e finalizimit të rasteve për shënim, por dhe në mbrojtje në dhurimin e topave për sulmuesit kundërshtar. “Duhet të ndryshojmë”, – ka pohuar mesfushori i bluve kryeqytetas.
“Por që edhe ne të jemi ndryshe në fushën e lojës duhet që edhe financiarisht të jemi në rregull”, – ka shtuar Arifaj, i cili, për shkak të një dëmtimi, dje nuk është stërvitur me grupin e lojtarëve, që pas dy ditësh në kalçeto është kthyer në fushën e madhe të stërvitjes.
Gjithsesi Dinamo ka nevojë për ndryshim të atmosferës, sepse kështu me buzë të varura për shkak të mungesës së pagave mujore, as puna në stërvitje nuk ecën normalisht. Ndaj tashmë i mbetet drejtuesve të klubit të zgjidhin këtë problem në mënyrë që nesër në një tjetër rezultat negativ të kenë gojë t’i kërkojnë llogari lojtarëve.
Ndryshe… tek Dinamo përsëri do të ketë vetëm të pakënaqur.