Dinamo 7 muaj pa fituar në fushën e vet në veprimtari zyrtare(!)

Share Button

Dinamo-logo

Gjergj Vyshka 06.10.2014 10:20

Barazimi me Naftëtari në “Selman Stërmasi” rikthen problemet në kampin e kryeqytetasve. Mesfusha e bluve plot me “agallarë”, as mbrojnë e as sulmojnë dhe Turdiu mbetet vetëm. Tashmë është zyrtare: Dinamo ka shtatë muaj që nuk fiton në fushën e vet një ndeshje. Mbetet gjithçka në 22 shkurt 2014, atëherë kur Erxhan Muça në fundin e pjesës së parë do t’i jepte trepikëshin Dinamos në përballjen me Albpetrolin, që sot është në Kategorinë e Dytë. E gjithë pjesa tjetër, duke i shtuar dhe përballjen e së shtunës ndaj Naftëtarit, është vetëm zhgënjim dhe kundërshtarët që vazhdojnë të fërkojnë duart me pikët e marra ndaj Dinamos.

Blutë nuk bindin, ndonëse shumë njerëz të thjeshtë, kuptohet nga ata që nuk e kanë parë ballafaqimin me kuçovarët, të luajtur të shtunën në “Selman Stërmasi”, pyesin si ka mundësi që ndryshon skuadra brenda javës, nga një ekip pretendent për në Superiore në një skuadër që thotë asgjë në fushën e lojës? Një pyetje që e ka përgjigjen brenda asaj që ekipi kishte të shtunën në fushë. Përgjithësisht në traditën e lojës së saj Dinamo ka qenë një skuadër me një qarkullim të topit në të gjithë sektorin e fushës, një skuadër që dilte shpejt dhe rrezikshëm në krah, por dhe që shërben si duhet pas shpinës së kundërshtarit.

Në të gjithë këto aspekte, blutë të shtunën ka qenë krejtësisht jashtë loje. Si në krahun e djathtë të mesfushës, atje ku vepronte dyshja Tragaj-Tafaj, por dhe në të majtë me Duqin e Ferrën, asnjëhërë nuk u bë “njësh-dyshi” i famshëm për t’i dhënë përparësi daljes në krah dhe krosimit në shërbim të Turdiut. Sakaq përtej ndonjë përpjekje të Muçës, që duhet të prishte dhe të ndërtonte aksionet e bluve, për t’i ardhur në ndihmë sulmit, Arifaj e Capa thuajse ishin në një ditë “jo”. Dhe për rrjedhojë, me një mesfushë “agallarësh”, që topin e prisnin në këmbë, apo në të kundërt i fshiheshin sferës dhe nuk i jepnin dorë manovrës sulmues, Naftëtari e pati më të lehtë për ta vënë Dinamon përpara dhe për t’i marrë pikën e vyer në mes të Tiranës.

U mundua Thana në një farë mënyre, apo dhe Rezi në të djathtë, që në fakt ishte në atë pozicion për të hyrë si sulmues i dytë pas shpinës së kundërshtarit duke i lënë hapësirë mesfushorit të krahut. Mirëpo askush nuk e ndihmoi. Dhe Turdiu në majën e sulmit ka mbetur i vetëm. E kur nuk shërbehet si duhet s’ka se si t’i kërkosh që i vetëm të çajë një mbrojtje kundërshtare me katër, apo dhe me pesë futbollistë siç duan të luajnë një shumicë e skuadrave të Kategorisë së Parë përballë Dinamos në kryeqytet. Sepse sulmohet dhe mbrohet në grup, ndërsa për hir të së vërtetës duhet pranuar se mesfusha as nuk mbrojti dhe as nuk sulmoi.

Nëse u referohesh statistikave, atje ku Dinamo ka shtatë muaj pa fituar një ndeshje, me përjashtim të ballafaqimeve me ekipet që sot janë në Kategorinë Superiore, Apolonia dhe Elbasanit, të gjitha ndeshjet e tjera luajtur sezonin e kaluar me skuadra të mesit të artë dhe atyre që ishin për mbijetesë Dinamo ose i ka barazuar, ose i ka humbur. “Sëmundje” që vazhdon ta përsërisë dhe tani pikërisht në ballafaqimin me Naftëtarin e ardhur nga Kategoria e Dytë. Në teori thuhet se me fitoret e transfertave merret ngjitja në Kategorinë Superiore. Por kjo teori zhvlerësohet kur brenda në shtëpi nuk je në gjendje të fitosh një ndeshje e më tej akoma të mos bindesh me lojë. E atëherë do të thotë që nuk je i gatshëm për t’u ngjitur në mes më të mirëve të futbollit shqiptar.

Kampionati është llogari pikësh dhe dy sot të lëna në shtëpi e dy nesër bëhen shumë e gjithnjë do të mbesësh në vendnumëro. Aq më tepër që Dinamos i është kthyer sot dhe “oreksi” për kartonët e verdhë. Në dy javë kampionati numëron nëntë të tillë, si më poshtë: Turdiu (2), Duqi, Rexhepi, Tragaj, Lamellari, Thana, Muça, Ferraj nga 1. Sepse mungesa e rrjedhshmërisë në lojë, mungesa e golit të avantazhit e bën nervoze Dinamon.

Dhe si e tillë as sot e as mot, pasi do të jetë e sigurt që pas javës së tretë blutë do të kenë dhe mungesa për shkak të këtyre kartonëve, jo vetëm që nuk do ta gjejnë fitoren shtëpiake, por dhe kryesimi në grup e më pas ngjitja në Superiore do të jetë si “mollë e ndalueme” për blutë. E gjithnjë do të vazhdohet duke numëruar ditët që nga fitorja e fundit në Tiranë….

 

Ndeshjet e luajtura në shtëpi

 

22 shkurt 2014         Dinamo – Albpetroli             1-0      (Fitorja e fundit e bluve)

8 mars 2014              Dinamo – Himara                 0-0

23 mars 2014            Dinamo – Mamurrasi           0-0

5 prill 2014                Dinamo – Pogradeci           1-1

19 prill 2014              Dinamo – Apolonia             0-4

30 prill 2014              Dinamo – Kamza                 1-2

10 maj 2014              Dinamo – Elbasani              1-1

1 tetor 2014               Dinamo – Apolonia             0-4

4 tetor 2014               Dinamo – Naftëtari              1-1

 

Miqësoret e periudhës së verës

 

Iliria Fushë-Krujë – Dinamo           1-0

Tirana – Dinamo                              4-0

Shkumbini – Dinamo                      0-1

Dinamo – Partizani B                      1-0

Luzi 2008 – Dinamo                                    0-0

Dinamo – Tirana B                          1-0

Iliria Fushë-Krujë – Dinamo           3-0

Dinamo – Tërbuni                            1-3

Kastrioti – Dinamo                           2-2

 

Ndeshje të luajtura 9; 3 fitore, 2 barazime, 4 humbje; Golaverazhi 6-13

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Peshëngritje / FSHP kërcënon Qerimajn me gjyq me një reagim “maratonë”

Peshëngritje / FSHP kërcënon Qerimajn me gjyq me një reagim “maratonë”

AlbanianSport.com 22/02/2024 17:40 ASNN – Federata e Peshëngritjes replikon me Qerimajn pas akuzave

Tjetër skandal dopingu në peshëngritje, Qerimaj shpërthen ndaj Gjozës

Tjetër skandal dopingu në peshëngritje, Qerimaj shpërthen ndaj Gjozës

AlbanianSport.com 22/02/2024 15:50 ASNN – Erkand Qerimaj akuza ndaj presidentit Elez Gjoza: “Ka fshehur

Mundje / Prizreni: Dudajevi? E kam pritur suksesin, Abakarovi mbetet “kampion”

Mundje / Prizreni: Dudajevi? E kam pritur suksesin, Abakarovi mbetet “kampion”

AlbanianSport.com 20/02/2024 18:10 ASNN – Triumfi i Shqipërisë në Evropianin e mundjes, Presidenti

(Video) Atletikë / Stërmasi: Ballkaniku, rezultate të pritshme, tani synojmë lart

(Video) Atletikë / Stërmasi: Ballkaniku, rezultate të pritshme, tani synojmë lart

AlbanianSport.com 13/02/2024 20:15 ASNN – “Atletika shqiptare, me synime madhore”. Presidenti

FSHF / Duka: Sukseset arrihen falë bashkëpunimeve me të gjithë faktorët!

FSHF / Duka: Sukseset arrihen falë bashkëpunimeve me të gjithë faktorët!

AlbanianSport.com 10/02/2024 17:55 ASNN – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF),

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh