Di Françesko “qan” golin e 3-të, Konseisao, i kënaqur përtej humbjes

Share Button

AlbanianSport.com 13/02/2019 13:25

ASNN – Liga e Kampioneve ka luajtur të martën ndeshjet e para të dy çifteve të para të turit të 16-shes, dhe Roma ka mposhtur Porton 2-1. Për trajnerin e Romës, Eusebio di Françesko, sfida e kthimit do të jetë po aq e vështirë sa kjo e para. Ndërsa homologu i tij portugez, Serzhio Konseisao, e ka të gatshme recetën e lojës për ndeshjen e kthimit. Gjithçka është e hapur edhe pse Roma e fitoi takimin e parë të turit të 16-shes së Ligës së Kampioneve ndaj Portos, duke triumfuar në shtëpi me shifrat 2-1. Për trajnerin e Romës, Eusebio di Françesko, sfida e kthimit do të jetë po aq e vështirë sa kjo e para.

“Ishim të pafat tek goli që pësuam, – ka theksuar trajneri roman. – Ai gol u jep atyre më tepër forcë dhe neve më pak. Përjetuam sërish makthet e së shkuarës kur u gjetëm shpesh të papërgatitur. Sidoqoftë, reaguam mirë dje patëm mundësi të gjenim edhe një gol të 3-të, që do të kishte qenë mjaft pozitive për ne. E meritonim atë gol të 3-të, nga ajo që pamë në fushë kundër një skuadre që ju garantoj se ishte shumë e vështirë për t’u përballur me të.” Ndërsa homologu i tij portugez, Serzhio Konseisao, e ka të gatshme recetën e lojës për ndeshjen e kthimit.

“Ndeshja e kthimit luhet pas 3 javësh dhe do të shohin si do të shkojë, – ka deklaruar ai. – Por ne nuk duhet të humbim identitetin tonë, duhet ta ruajmë atë përtej rezultatit të kësaj ndeshjeje. Ne kemi shumë respekt për kundërshtarin tonë. Prandaj duhet të luajmë me intensitet, me një ritëm të lartë loje që t’i vëmë ata në vështirësi. Kjo është ajo që duhet të bëjmë në ndeshjen e kthimit ndaj Roma.” Roma shënoi dy gola në minutën e 70-të dhe të 76-të, por Porto shkurtoi largësinë me një gol të vlefshëm në fushë të huaj në minutën e 79-të.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh