Dhuna në Kategorinë e Dytë, një këmbanë që bie për futbollin…

Share Button

AlbanianSport.com 11/12/2017 18:25

ASNN – Kemi parë skena të shëmtuara edhe nëpër fushat e Kategorisë Superiore dhe asaj Të Parë, por, në këtë 10-vjeçar të fundit, këto dukuri kanë nisur të davariten. Duket se kjo sëmundje ka gjetur strehë një kat më poshtë, në nivelin e 3-të të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Parë, dhe Përmeti-Këlcyra ishte arena e radhës. Është cilësuar si “loja e bukur”, por futbolli shqiptar i këtyre javëve të fundit, sidomos ai i niveleve inferiorë të Kampionatit Kombëtar ka dhuruar skena të shëmtuara.

Natyrisht, kemi parë skena të shëmtuara edhe nëpër fushat e Kategorisë Superiore dhe asaj Të Parë, por, në këtë 10-vjeçar të fundit, këto dukuri kanë nisur të davariten. Duket se kjo sëmundje ka gjetur strehë një kat më poshtë, në nivelin e 3-të të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Parë. Dhe arena e radhës ka qenë Stadiumi “Durim Qypi” i Përmetit, ku futbollistët e ekipit mik, Këlcyrën, kanë dhunuar gjyqtarin kryesor të ndeshjes, Alvi Paço, për një 11-metërsh të dhënë në favor të skuadrës vendase në 15 minutat e fundit të ndeshjes.

Dhënia e këtij 11-metërshi kur rezultati ishte fiksuar në shifrat 1-1, ka çuar në reagimin e skajshëm të futbollistëve të Këlcyerës, të cilët, më pas, kanë akuzuar gjyqtarin se kishte marrë rryshfet. Pas ndeshjes, Policia ka njoftuar se është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve, Entiljon Kamberi, 31 vjeç, Andi Hina, 21 vjeç dhe Melej Xhakollari, 21 vjeç, të 3 futbollistë të Këlcyrës, me akuzën e goditjes për shkak të detyrës, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet.

Ndërkaq, edhe Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një deklarate për shtyp, i ka dënuar të gjitha aktet e dhunës në fushën e lojës gjatë ndeshjes Përmeti-Këlcyra në drejtim të gjyqtarit të ndeshjes. “Këto janë akte të dënueshme dhe tërësisht të papranueshme”, – vijon  FSHF-ja, e cila sqaron se po e ndjek me shumë intensitet një ngjarje të tillë dhe inspektorët dhe zyrtarët e saj po mbledhin të gjitha provat dhe informacionet e nevojshme për të paraqitur një relatim të plotë dhe për të zbardhur tërë ngjarjen në atë ndeshje.

FSHF dënon me shumë forcë të tilla fenomene që kishin kohë që ishin evituar, por siguron se do të marrin përgjigjen e duhur sipas të gjitha dispozitave që parashikon Kodi i Drejtësisë Sportive. Në fakt, pamjet e shëmtuara të Përmeti-Këlcyra vijnë vetëm 15 ditë pasi një tjetër ndeshje, ajo midis mes Delvinës dhe Butrintit është shoqëruar nga momente tensione dhe dhune në fushën e lojës. Shkak për gjenerimin e situatës është bërë një karton i kuq i nxjerrë nga gjyqtari Kreshnik Cjapi për mbrojtësin e ekipit vendas Xibro.

Skuadra e Delvinës nuk e ka pranuar këtë vendim, teksa disa futbollistë kanë rrethuar gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, ndërkohë që gjyqtari ka ndërprerë ndeshjen për 20 minuta duke dërguar të dyja skuadra për në dhomat e zhveshjes. Pavarësisht këtij episodi, Cjapi vendosi që takimi të rifillonte. Delvina shënoi dy gola duke e fituar derbin 2-0 përballë miqve edhe pse me dy lojtarë më pak të cilët dolën me kartonë të kuq.

Ndërkaq, më 16 prill të këtij viti, ndeshja e sotme e Grupit B të Kategorisë së Dytë, mes Tepelenës dhe Domosdovës, është kthyer në ring boksi duke sjellë edhe ndërprerjen e takimit mes dy ekipeve. Shkak është bërë një 11-metërsh i akorduar nga kryesori për ekipin e Tepelenës, që ishte në disavantazh që në pjesën e parë të takimit. Futbollistët e Domosdovës kanë kundërshtuar këtë vendim dhe kanë goditur me grushte kryesorin e ndeshjes.

Pas këtyre akteve të dhunës, është vendosur ndërprerja përfundimtare e ndeshjes në minutën e 65-të. Natyrisht, përtej masave që do të marrin organet disiplinore të Federatës Shqiptare të Futbollit, këto episode dhune në një fazë kaq të hershme të sezonit, janë një këmbanë që duhet dëgjuar sa nuk është vonë…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh