AlbanianSport.com 14/12/2018 18:30
ASNN – Pas eliminimit në nga Liga e Evropës, Milani merr një tjetër lajm të keq nga UEFA. Organizmi që qeveris futbollin kontinental po tregohet mjaft e rreptë me klubet që po thyejnë rregullat e “Fair-Play”-it financiar. Janë marrë disa vendime edhe për klubet e mëdha që kanë pasur probleme me bilancet e tyre, por Milani të premten mori një tjetër goditje nga Nioni.
Duke mos respektuar “Fair Play”-in Financiar, UEFA i ka vënë kusht datën 30 qershor 2021 për të rregulluar bilancet e tij, në të kundërt Milani nuk do të marrë pjesë në Europë në dy sezonet vijuese të veprimtarive evropiane (2022-2023 si dhe 2023-2024). Ndërkohë, klubi i njohur italian është gjobitur me 18 mijë eruro, të cilat do t’i mbahen nga paratë që ka për të marrë për këtë edicion në Ligës së Evropës.
Nga ana tjetër, Milanit nuk do t’i lejohet të federojë më shumë se 21 futbollistë për dy vitet në vazhdim. Sikurse njofton UEFA, kundër këtij vendimi, Milani do të ketë mundësi të apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Vendimi i fundit i UEFA-s është një tjetër shuplakë për klubin kuqezi italian, pas eliminimit nga veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, ku humbi të enjten në mbrëmje në Athinë 3-1 në një ndeshje dramatike dhe mjaft të diskutueshme për shkak të akuzave që iu bënë gjyqtarit të ndeshjes.