Deshompi acaron nordikët: Shqipëria e meritonte, Danimarka jo!

Share Button

Franca-Deshomp-mendimtar

AlbanianSport.com 14.10.2015 11:35

ASNN – Trajneri i përfaqësueses së Francës, Didier Deshomp, është shprehur për mediat franceze se Shqipëria e meritonte plotësisht kualifikimin për në Kampionatin Evropian, duke shtuar madje se renditja e grupit I ishte shumë e drejtë dhe korrekte e në bazë të meritave të skuadrave. “Ju më pyesni kush e meritoi”, – ka deklaruar ish-futbollisti i mirënjohur, tashmë trajner i “Les Blues”.

“Unë po ju tregoj të vërtetën, pasi ne jemi përballur me të gjithë ekipet e këtij grupi, – vijoi ai. – Dy vendet e para, Portugalia dhe Shqipëria,e merituan suksesin. Renditja është e drejtë. Shqipëria ishte ekip më i fortë se Danimarka.” Fjalët e zgjedhura teknikisht të Deshompit ishin një qëndrim mjaft i drejtë, po të mendohet e Serbia dhe Danimarka, po “ankohen” për rezultatet e kuqezinjve.

Me pak fjalë, Shqipëria ka skuadër më të mirë se Danimarka. Dhe ky nuk është një opinion çfarëdo, por ai i trajnerit të Francës, Didier Deshomp. Njeriu që udhëhoqi francezët në Botëror vitin e kaluar, pati mundësi t’i njihte dy skuadrat, pasi u ndesh me ta jashtë dhe brenda vendit. Pas fitores 2-1 në Kopenhagen ndaj Danimarkës, Deshompi iu përgjigj pyetjes së gazetarëve danezë se, Shqipëria ishte më e mirë.

“Kombëtarja e Shqipërisë na nxorri më shumë probleme në ndeshjet që luajti ndaj nesh, – tha Deshamp. – Ne pësuam një humbje dhe arritëm një barazim, ndërsa me Danimarkën e patëm më të lehtë. Për këtë arsye, mendoj se Shqipëria aktualisht është më e mirë se ju, dhe se e meritoi kualifikimin.” Kombëtarja shqiptare barazoi 1-1 në Francë dhe fitoi 1-0 në “Elbasan Arena”.

Ndërsa Danimarka pësoi dy humbje me francezët, 0-2 dhe 1-2. Sidoqoftë, ky gjykim i Deshompit, nuk i la shije të mirë homologut të tij danez, Morten Olsen. Ky i fundit theksoi se pavarësisht se përfundoi më lart në renditje, është e diskutueshme nëse ekipi shqiptar është më i mirë. Olsen tha se loja e skuadrës së De Biazit ishte “tejet mbrojtëse” ndaj Francës, diçka që ai nuk ka dëshirë që ta kopjojë.

Megjithatë, veterani i stolit shtoi se për momentin, ai duhet të mendojë për “play-off”-in dhe jo për krahasimin me shqiptarët.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh