Derbi / Duro: E zotëruam ndeshjen / Magani: Humbje që djeg

Share Button

Partizani-Tirana-2-0-handshake

AlbanianSport.com 09.12.2014 07:45

Partizani është fituesi i derbit historik të futbollit shqiptar, duke mposhtur skuadrën e Tiranës, në Stadumin Kombëtar “Qemal Stafa”, të mbushur si asnjëherë pas viteve 1990. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro shënoi dy gola të shpejtë në pjesën e parë. Nexhipi në minutan e dytë të takimit hedh në zonë një goditje dënimi pa shumë pretendime, por topi përfundon në rrjetë. 10 minuta më vonë Partizani fiton një 11-metërsh të dyshimtë që shndërrohet në gol nga Mazrekaj.
Dy golat e shpejtë çoroditën skuadrën e Gugash Maganit, e cila ishte e paqartë në lojën e saj. Futbollistët e Tiranës nuk kanë arritur të reagojnë edhe pse iu paraqitën disa raste për gol, ndërsa edhe zëvendësimet e kryera gjatë pjesës së dytës. Pas kësaj fitoreje, Partizani merr i vetëm kryesimin e kampionatit duke u ngjitur në kuotën e 33 pikëve, 3 më shumë se sa Skënderbeu u vendit të dytë, ndërsa Tirana mbetet në kuotën e 29 pikëve dhe mban vendin e tretë.
Duke folur pas ndeshje, futbollist i Partizanit, Nderim Nexhipi, i cili realizoi golin e parë të të kuqve, deklaroi: “Ishte fat goli në minutën e parë dhe kur realizon në derbi një gol të tillë është shumë pozitive, pasi kundërshtarit sikur iu prenë forcat dhe pastaj erdhi edhe goli i dytë dhe je më i qetë”. Ndërsa trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro, theksoi “Ishte një fillim i shkëlqyer me golat që shënuam. Kjo jo vetëm se fituam, por kemi zotëruar takimin.”
Ndërsa homologu i tij bardheblu, trajneri i Tiranës, Gugash Magani: “Duhet të ishim përgatitur për golin që në minutën e parë, pasi goli mund të shënohet edhe në fillim, por edhe në fund. Ajo që nuk ishte korrekte, ishte dëshira e madhe, por pa logjikë. Përgjegjësi kam edhe unë si trajner, por ajo që djeg më shumë është humbja në një derbi”. Megjithatë, më shumë se sa fitorja e Partizanit, në këtë takim fitoi futbolli shqiptar.
Shkallët e “Qemal Stafës” u mbushën si asnjëherë tjetër në një ndeshje kampionati pas viteve ’90 dhe beteja e rivaliteti sportiv për tifozeritë përkatëse nuk zgjati 90 minuta, as nuk përfundoi me këto 90 minuta, por do të zgjasë përjetë. Megjithatë, për skuadrën bardheblu, dimri i vetmisë së madhe pritet të zgjasë deri më mars dhe të jetë i ftohtë në shkallët e stadiumeve ku do të mungojnë tifozët bardheblu, të dënuar si brenda, ashtu edhe jashtë fushe.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh