AlbanianSport.com 30/11/2017 08:50
ASNN – Xhovani De Biazi ka treguar edhe njëherë lidhjen që ka me Shqipërinë. Nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, në profilin e tij, nëpërmjet një mesazhi domethënës, ai ka uruar vendin e tij të adoptuar për festën e Pavarsisë me rastin e 105-vjetorit të ngritjes së flamurit.
I pajisur me një pasaportë shqiptare tashmë ai e ndjen veten një shqiptar dhe me një ndjenjë krenarie uron të gjithë për festën e flamurit. Ai do të mbetet i paharruar, kur nën drejtimin e tij, kombëtarja kuqezi arriti kualifikimin historik në për në fazën finale të Evropianit “Francë 2016.
Fjalët e tij në mesazhin e dërguar të gjithë shqiptarëve për festën e flamurit janë domethënëse: “Urime Shqipëri, 105 vjet shtet! Sot është dita e krenarisë sonë! Gëzuar Diten e Pavarsisë! Gëzuar!”