AlbanianSport.com 22.09.2015 16:15
ASNN – Dansi sportiv ka zhvilluar në Tiranë turneun e hapur ndërkombëtar, ku garuan 200 pjesëmarrës shqiptarë dhe të huaj. Rreth 200 sportistë garuan në Turneun e Hapur të Dansit Sportiv në kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë.
Veprimtaria u zhvilluar në Hotel “Sheraton” në kryeqytet dhe pati pjesëmarrës të huaj dhe shqiptarë të të gjitha moshave, dhe u zhvillua në dy disiplina, “dansin latin” dhe “dansin standard”.
Çiftet që morën pjesë ishin nga Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia, Italia, Franca apo Brazili. Garuesit shqiptarë patën suksese duke fituar titullin “kampion” në “dansin standard” për të rinj me çiftin Mario Meshini-Fjodi Sinanaj.
Për të rritur në dansin standard fitoi çifti italian Kastelani-Zaiceva dhe në dansin latin, çifti Munarini-Bonilauri.