AlbanianSport.com 14/01/2019 16:35
ASNN – Pablo Kintanija i Kilit ka fituar etapën e 6-të të “Dakar 2019” në kategorinë e motorëve dhe ka marrë kryesimin e renditjes së përgjithshme. Në etapën e zhvilluar në itinerarin Arekipa-San Huan de Markona në Peru, Kintanija, ka fituar me kohën 3 orë, 50 minuta dhe 47 sekonda.
Ai ka ruajtur kështu diferencën prej një minute dhe 52 sekondash me argjentinasin Kevin Benavides me “Honda”. Francezi Adrien van Beveren me “Yamaha” përfundoi i 9-ti me 16 minuta e 44 sekonda pas fituesit, por ai duhet të provojë të rikuperojë edhe 10 minutat që humbi kur ndaloi kur ndihmoi spanjollin Lorenco.
Ky i fundit ishte viktimë e një rënie të mprehtë në kilometrin e 33-të. Kintanija kryeson renditjen e përgjithshme, i dyti Riky Brabek me “Honda”, 4 minuta e 38 sekonda prapa, dhe i 3-ti australiani Tobi, me “KTM”, 5 minuta e 17 sekonda prapa. Benavidi është i katërti, 8 minuta dhe një sekondë pas kryesuesit.