AlbanianSport.com 12/01/2019 21:45
ASNN – Etapa e 5-të e “Dakar 2019” për makina ishte Arekipa-Tacna, 197 km ndërlidhje, e ndjekur nga 517 km garë. Ekipet bënë një garë të fortë duke arrritur të ngushtojnë diferencat midis tyre. Ndërsa Sébastien Lëbi bëri një garë mbresëlënëse ndaj Naser Al-Atijas në kategorinë e makinave.
Lëbi ka kryesuar gjithë kohës duke fituar dhe duke e lënë 10 minuta pas, kryesuesin e renditjes së përgjithshme, pilotin rival nga Katari. Vendin e 3-të e të 4-t e morën përkatësisht Nani Roma dhe Stéfan Peterhansel. Lëbi u rikthye te fitorja pas një dite katastrofike duke shpresuar ende në realizimin e ëndrrës.
“Ishte një ditë shumë e mirë për mua, – tha francei. – Ne kemi bërë një garë të mirë nga fillimi deri në fund, pa gabime. Libri udhëzues i rrugëve ishte i saktë sot, kështu që nuk bëmë asnjë gabim dhe ishte mirë.” Peterhanseli humbi më shumë se 5 minuta, duke e çuar në 24 minuta diferencën mes tij dhe Al-Atijas në renditjen e përgjithshme.