AlbanianSport.com 10/01/2017 08:50
ASNN – Në etapën e tretë “Dakar 2018”, Pisko-San Huan de Markona në Peru, në kategorinë e motorëve, suksesi ka shkuar për britanikun Sam Sendërlend, piloti i “KTM”-së, që është dhe në krye të renditjes.
Në kategorinë e makinave ka fituar piloti nga Katari, Al-Atijah, që është i “Tojota”-s, ndërsa ka lënë nga pas Peterhansel, i cili në fakt është i pari në renditjen e përgjithshme. Dhe pas tij janë Sainzi, Depreja dhe Lëbi.